Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Policët e Erion Veliajt do modernizohen, 250 milion lekë tender për 3 kompjutera dhe 4 printera

07/09/2016
SKANDAL/ Policët e Erion Veliajt do modernizohen, 250 milion lekë tender për 3 kompjutera dhe 4 printera
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj ka kapërcyer çdo parashikim me shpërdorimin e fondeve publike. Sipas dokumenteve të siguruara nga Boldnews.al, ky institucion ka hapur tenderin me fond limit 252 milion lekë (të vjetra) për blerjen e 2 kompjuterëve, 1 laptop, 1 printer, 1 fotokopje dhe 2 Workstation.
Të gjithë këto pajisje do të shërbejnë për Policinë Bashkiake e cila pas aksioneve selektive ndaj tregtarëve kërkon të modernizohet. Nuk dihet se për çfarë do t’i hynë në punë këto kompjuter dhe printera me parametra tepër të larta, pasi Policia Bashkiake jo pak here është parë duke plotësuar gjobat me shkrim dore. Edhe ndaj shitësve ambulant, Policia Bashkiake përdor duart për të ushtruar dhunë ndaj tyre. Madje edhe procesverbalet që mbahen për bllokueset e gomave të makinave bëhen në moment dhe me shkrim dore.
Por ajo që të shokon më tepër është fakti sesi shpërdorohen fondet tona në mënyrën më të keqe nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Sipas të dhënave teknike, 3 kompjuterat si dhe 4 printerat janë të një cilësie të mirë por asnjëherë nuk e justifikojnë çmimin e vendosur nga Bashkia e Tiranës.
Boldnews.al kontaktoi një ekspert IT për të kuptuar çmimin e përafërt që varijojnë këto pajisje elektronike për Bashkinë e Tiranës. Për dy kompjuterët desktop, eksperti IT u shpreh se atom und të kushtojnë nga 600-800 euro secili në varësi të markave ndërsa laptopi mund të shkojë deri në 850-950 euro. Në foto gjeni të vendosura edhe disa nga ofertat e dyqaneve që shesin produkte elektronike dhe që janë me parametra pothuajse të njëjta me ato që kërkon të blejë Bashkia e Tiranës.
Lidhur me Workstation, ky është një kompjuter i sofistikuar që përdoret kryesisht për graphic design në media ose projektime nga studiot e mëdha arkitekturore. Eksperti IT i sqaron Boldnews.al se këto kompjutera përdoren për punë që janë me orë të gjata dhe që kompjuteri duhet të qëndrojë 24 orë ndezur. Çmimet e Workstation (një kompjuter dektop i avancuar) shkojnë nga 1500 euro më i liri deri në 15 mije euro më i shtrenjti. Nuk dihet se për çfarë mund t’i shërbejnë Policisë Bashkiake  kompjutera të tillë, të denjë për të prodhuar filma dhe projekte arkitekturore 7D, por sipas inventarit janë porositur 2 kompjutera të tillë.
Eksperti i IT u pyet nga Boldnews.al edhe për printerat dhe fotokopjet, pjesë e listës së tenderuar nga Bashkia e Tiranës. Sipas të dhënave specifike një pajisje që ka rolin e printerit dhe fotokopjes shkon nga 370 euro dhe maksimumi kap shifrën 1500 euro.
Nëse bëjmë një llogaritje, të gjitha pajisjet që kërkon të blejë Policia Bashkiake nuk i kalojnë 50 mijë euro, por Veliaj kërkon të paguaj plot 250 milion lekë për këto pajisje. Dyshime të forta ngrihen mbi këtë tender i cili në pamje të parë duket normal, por nëse hulomton në brendësi sheh se aty fshihen qëllime të errta korruptive.
Edhe kësaj here, Veliaj tregoi se me tenderat e Bashkisë së Tiranës jo vetëm që po shpërdoron fondet publike por nga ana tjetër po mbush edhe xhepat e oligarkëve që ka rreth tij.

Më poshtë disa modele kompjuterash me parametrat të ngjashme me ato që ka porositur Bashkia e Tiranës

kompjuterat

laptop

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

19/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.