Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ Vajza me një shokun e saj, rrahin burrin që e ngacmonte me mesazhe

07/09/2016
HISTORIA/ Vajza me një shokun e saj, rrahin burrin që e ngacmonte me mesazhe
Share on FacebookShare on Whatsapp

Foto Ilustruese

Një 28-vjeçare nga Tropoja nuk ka preferuar ndihmën e Policisë, por është përballur vetë me burrin që e përndiqte prej kohësh, duke bërë vetëgjyqësi me ndihmën e një shoku nga Laçi.
Ajo, bashkë me shokun e saj, i kanë “zënë pritë” 40-vjeçarit me iniciale M. A., i cili i shkruante vazhdimisht mesazhe në “Facebook” dhe e kanë rrahur afër Bankës së Shqipërisë, në qendër të Tiranës.
Veç kësaj, i kanë marrë edhe çelësat e makinës tip “Mercedes”, që ende nuk janë gjetur nga Policia. Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës, por është denoncuar në Komisariatin nr. 3 dy ditë më parë nga 40-vjeçari i dëmtuar, i cili në kallëzimin e tij ka përmendur vetëm emrin e vajzës, pasi djalin nuk e ka njohur.
Të njëjtat burime thanë se pak orë pas kallëzimit, është bërë i mundur arrestimi i dy autorëve të ngjarjes, shtetases Blerina Shpata, 28 vjeçe, nga Tropoja dhe 25-vjeçarit nga Laçi, Indrit Feto, të dy banues në Tiranë. Ata janë arrestuar për tri vepra penale të kryera në bashkëpunim, “plagosje e lehtë me dashje”, “vjedhje” dhe “vetëgjyqësi”.
Fillimisht dy të arrestuarit kanë mohuar të jenë autorë të ngjarjes, por ballafaqimi me pamjet e kamerave të sigurisë ka bërë që ata të pranojnë gjithçka. Më tej vajza ka shpjeguar edhe arsyet, që sipas saj e kanë shtyrë të bëjë një veprim të tillë. Burimet thanë se gjatë deklarimeve të saj, ajo është shprehur se shtetasi M. A. kishte disa muaj që e përndiqte, duke i dërguar herë pas here mesazhe në profilin e saj të “Facebook”-ut.
Mesazhe që, sipas saj, u është përgjigjur negativisht dhe megjithatë ai vazhdonte t’i shkruante. Për këtë arsye, duke mos dashur që kjo histori të marrë përmasa të mëdha, nuk i është drejtuar Policisë për të denoncuar përndjekjen, por ka kërkuar ndihmën e shokut të saj, që “t’i tregonte vendin” 40-vjeçarit.
Madje, gjatë deklarimeve të saj ajo ka tentuar që ta përjashtojë nga përgjegjësia 25-vjeçarin Feto, duke u shprehur se ai thjesht e ka shoqëruar dhe ka qenë vetë vajza që e ka goditur me grushte të dëmtuarin. Ndërsa në lidhje me pretendimet e shtetasit M. A., se dy të rinjtë i kanë vjedhur çelësat e makinës, të arrestuarit janë shprehur se çelësat mund t’i kenë rënë në tokë gjatë konfliktit dhe se ata nuk i kanë marrë asgjë. /Panorama/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

19/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.