Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

THUMANË-KASHAR/ Gjykata e Apelit i kthen koncesionin Gener 2. Rruga e florinjtë do të nisë

07/09/2021
Projekti i Unazës së Madhe, Balluku: Nuk anulohet, askush s’mund të marrë peng Tiranën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Aleksandra Bogdani

Gjykata Administrative e Apelit i ka hapur dritën jeshile projektit të debatueshëm koncesionar të rrugës Thumanë-Kashar me një kosto të parashikuar ndërtimi prej 245 milionë eurosh, i anuluar nga qeveria “Rama” në janar të vitit 2019.

Në prag të pushimeve verore më 29 korrik, trupa gjyqësore e drejtuar nga Rilinda Selimi dhe me anëtare Altina Nasufin dhe Blerona Hasën vendosi që të pranojnë padinë e ngritur nga kompanitë Gener 2 dhe G2 Infra kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Sipas dispozitivit të publikuar në faqen zyrtare të gjykatës, Apeli Administrativ ka vendosur që të shfuqizojë urdhrin e datës 25 janar 2019 të Ministrisë së Infrastrukturës “Për ndërprerjen e dhënies së koncesionit”. Trupa gjykuese ka vendosur gjithashtu t’a detyrojë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës që t’ia përcjellë për miratim Këshillit të Ministrave draft-kontratën koncesionare për projektin Thumanë- Fushë Krujë –Vorë –Kashar. [Lexo dispozitivin e vendimit]

Projekti i partneritetit publik privat për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Thumanë- Kashar ishte pjesë e programit infrastrukturor “1 miliardë euro” të shpallur gjatë mandatit të dytë që qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ai u fitua nga kompania “Gener 2” e biznesmenit Bashkim Ulaj, e cila mori paraprakisht një bonus nga qeveria për propozimin e saj të pakërkuar. Pas shpalljes fituese, Gener 2 themeloi kompaninë bijë G2 Infra për zbatimin e koncesionit.

Me një gjatësi prej 21 kilometrash, rruga Thumanë- Kashar u tenderua me fond limit prej 245.7 milionë eurosh dhe konsiderohej si një ndër koncesionet më të shtrenjta të infrastrukturës. Megjithatë, në një raport të Ministrisë së Financave për Parlamentin parashikohej se kostot koncesionare mund të shkonin deri në 54.4 miliardë lekësh (435 milionë eurosh).

Pas përfundimit të tenderit, qeveria dhe Gener 2 hynë në një fazë negociatash, të cilat duhej të çonin në kontratën finale. Por një skandal shpërtheu dhe negociatat nuk u përmbyllën.

Në dhjetor 2018, qeveria u vu në siklet kur u zbulua se një kompani fantazmë me emrin DH Albania rezultoi fituese e dy tenderëve me vlerë 30 milionë euro në Shqipëri, pasi kishte përdorur më parë dokumente të falsifikuara.

Dokumente të zbuluara më parë nga BIRN sugjerojnë se ka disa lidhje mes personave të kompanisë DH Albania dhe kompanisë Gener 2, e cila ishte fituesja e tenderit të koncesionit Thumanë – Kashar.

Urdhri për ndërprerjen e koncesionit të rrugës Thumanë-Kashar ishte një ndër vendimet e para të ministres Belinda Balluku, pas marrjes së detyrës nga paraardhësi i saj Damian Gjiknuri.

Balluku deklaroi asokohe se fondi i koncesionit do të shkonte në dobi të së ashtuquajturit ‘pakti për universitetin”. reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Caktohet gjykatësi i çështjes Ahmetaj për seancën paraprake

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.