Abilekaj dhe Hila, fyerje personale në emisionin Open, pjesë e zbardhur nga...

Abilekaj dhe Hila, fyerje personale në emisionin Open, pjesë e zbardhur nga debati

211
0
Shares

Sulme dhe akuza personale gjatë debatit mes dy analistëve Enton Abilekaj dhe Dritan Hila në emisionin “Open” të Eni Vasilit që hapi mbrëmë sezonin.

Abilekaj e ka cilësuar ish-zëvendësministrin e Mbrojtjes si një lëpirës dhe injorant. Hila i është kundërpërgjigjur duke e quajtur një zagar sulmues dhe të paguar nga opozita.

Pjesë nga debati:

Hila: Ti bie në fanatizmin partiak dhe unë nuk mund të vazhdoj…

Abilekaj: Ti je klientelist dhe fanatik

Hila: Ma shpjego çik klientelizmin tim. Mos lësho mufka!

Abilekaj: Ti je shërbëtor i shumë zotërinjve. I ke shërbyer një herë njërit një herë tjetrit, dihet. Ike nga qeveria, shkove te LSI-ja pastaj shkove këtej.

Hila: Jo nuk kam vajtur. Kam vajtur vetëm në çadër për ti thënë Lul Bashës që hiqni Sali Berishën. Shërbëtor i shumë zotërinjve je ti që kërcen degë më degë.

Abilekaj: Unë jam në opozitë.

Hila: Ke qenë nëndrejtor i ATSH-së. Me Fatos Nanon ke qenë. Ke kaluar degë më degë e hu më hu. Ti je zagari sulmues që sulmon të tjerët pa pasur asnjë fakt. Kam shërbyer vetëm me Edi Ramën si personazh publik si zv.minstër dhe kam qenë i vetmi që kam dhënë dorëheqjen.

Abilekaj: Zagar është ai që sulmon. Ti nuk ke qenë asnjëherë gazetar, ti lëpirës ordiner je.

Hila: Nuk mund të merrem me një ordiner si puna jote. Nuk jam një injorant si puna jote.

Abilekaj: Ti injorant je, nuk di çfarë është GDP-ja, më thua13 miliardë mo burrë. Personale me mua nuk e bën dot ti se je i diskretituar. Unë jam dita, ti je nata personalisht. Thuaj nuk kam argumenta dhe do mburr çik Ramën, ta kuptoj hallin!

Hila: Je i paguar nga opozita, që nga shtëpia që ke marrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY