Deputetët që votuan ligje korruptive dhe ata që blenë vota, darkë me...

Deputetët që votuan ligje korruptive dhe ata që blenë vota, darkë me peshk të egër nga Rama me paratë e buxhetit të shtetit

212
0
Shares

Kryeministri Edi Rama shtroi të premten një darkë me deputetët që sapo mbyllën mandatin dhe me ata që do ta nisin në muajin shtator nga Parlamenti me paratë e buxhetit të shtetit dhe me një menu ndër më të shtrenjtat, levrek i egër, katkalec i egër etj. Një pjesë e atyre deputetëve të rinj kanë vjedhur e blerë vota ndërkohë qe ata të vjetrit votuan si syleshë ligjet që mundësuan korrupsionin më të madh shtetëror. Mbrëmë i dhanë edhe një dorë duke kaluar një mbrëmje me jë me pak se 200 mijë lekë kosto për person.

“Menjëherë pas fjalës së tij, në ambientet e Pallatit të Brigadave, kreu i qeverisë ka dashur të krijojë një klimë familjare mes deputetëve, edhe pas mesazheve se ata që nuk do të jenë me deputetë, do të jenë pjesë e punëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme, por dhe pjesë e ekzekutivit në nivel qendror dhe rajonal.

Në menynë që ishte vendosur në çdo tavolinë, me bazë peshku, nuk mungonin prodhimet e egra të detit”, shkruan panorama që ka siguruar edhe menynë, ku deputetët mundën të shijonin salmonin e tymosur si antipastë, por dhe karkalecin e egër me salcë “teriyaki”, si pjatë e parë.

Ndërsa pjata kryesore përmbante fileto levreku të egër me krem qiqrash, ananas të thatë dhe humus ulliri.

Në meny nuk mungonte edhe ëmbëlsira, tortë me çokollatë dhe lajthi e karamelizuar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY