Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Astrazeneca, një mjekim parandalues me antitrupa për covid 19

23/08/2021
Gjermania, Franca dhe Italia pezulluan vaksinën astrazeneca
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të dhënat nga testimet e bëra nga kompania AstraZeneca kanë shfaqur mundësitë për një trajtim të ri që do të parandalonte sëmundjen COVID-19, – të shkaktuar nga koronavirusi – përtej vaksinës, duke u dhënë kështu shpresa personave që kanë reagim të dobët ndaj imunizimit me vaksina.

Kompania farmaceutike britanike tha se terapia e re e saj me antitrupa, e ka ulur rrezikun që personat të shfaqin simptoma të COVID-19 deri në 77 për qind, sipas testimeve në faza të avancuara.

Mënyra se si funksionojnë vaksinat është se ato mbështeten te një sistem i mirë imunitar për të krijuar një arsenal të antitrupave të targetuar dhe qeliza që e luftojnë infeksionin.

Ndërkaq terapia AZD7442 e kompanisë AstraZeneca përmban antitrupa të krijuar në laborator që janë të dizajnuar të qëndrojnë në trup për disa muaj për ta mundur koronavirusin në rast të infektimit.

Kompania tha se 75 për qind të pjesëmarrësve në testim për këtë terapi kishin pasur sëmundje kronike duke përfshirë disa persona me reagim të ulët imunitar ndaj vaksinës.

Terapi të ngjashme me një lloj të barnave të quajtur antitrupa monoklonal po zhvillohen nga kompanitë: Regeneron (REGN.O), Eli Lilly (LLY.N) dhe GlaxoSmithKline (GSK.L) me partnerë Vir (VIR.O), që po konkurrojnë për një rol në trajtimin dhe parandalimin e COVID-19.

Por, AstraZeneca është e para që ka publikuar të dhëna pozitive nga testimet për parandalimin e sëmundjes dhe tani po synon miratim të kushtëzuar në tregje masive para fundit të vitit, duke synuar prodhimin e një deri në dy milionë dozave deri atëherë.

Penny Ëard, profesor i përkohshëm në degën e mjekësisë farmaceutike në Universitetin “Kings College” në Londër, tha se lajmi për këtë terapi është i mirë për njerëzit që kanë reaguar keq ndaj vaksinimit ose që duhet të marrin barna për shtypjen e imunitetit pas transplantimit të organeve, sëmundjeve auto-imunitare apo gjendje të tjera shëndetësore.

“Potencialisht mund të jetë ndryshim i madh për këta individë që momentalisht po këshillohen të vazhdojnë të mbyllen edhe pse janë të vaksinuar plotësisht”, tha ai.

Një zyrtar i AstraZenecas, Mene Pangalos tha se testimet për terapinë u bënë tre muaj pasi antitrupat ishin injektuar ndërsa hulumtuesit do të vazhdojnë përcjelljen edhe deri në 15 muaj, me shpresë se kompania mund të konsiderojë këtë terapi si mbrojtje njëvjeçare.

“Ne me të vërtetë po mundohemi t’i ndihmojmë pacientët që kanë nevojë për një nivel të shtuar të mbrojtjes përtej vaksinës” tha Pangalos.

Ai sinjalizoi të ardhmen e produktit të ri kundër COVID-19 nga AstraZeneca duke thënë se mund të rrisë vlerën strategjike të vaksinës ekzistuese Vaxzevria, e cila është zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit në Britani.

Kompania farmaceutike anglo-suedeze ka pasur probleme me vaksinën kundër COVID-19 pasi raste të rralla të mpiksjes së gjakut kanë rënduar mbi kërkesat për këtë vaksinë në Evropë.

Kjo vaksinë ende nuk e ka marrë dritën e gjelbër në Shtetet e Bashkuara.

Burimi: REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.