Humbja e një palë gërshërë dy ditë më parë nga infermieria e burgut në Drenovë ka alarmuar institucionin për shkak të frikës se ato mund të përdoren si armë e ftohtë.
Alarmi vjen për shkak se në këtë burg ndodhet i penduari i drejtësisë Lefter Reçi i cili ka ka dëshmuar kundër Emiljano Shullazit dhe Lul Berishës.
Dyshohet se gërshërët humbën kur i burgosuri i sigurisë të lartë K. I. po merrte serum në infermierinë e burgut.
Janë ushtruar kontrolle në çdo i dënuar por gërshërët nuk janë gjetur ende. Ditën e djeshme mësuam se në IEVP Drenovë kanë shkuar forca operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe po hetohet lidhur me këtë rast. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/