Byroja Kombëtare e Hetimit do të ketë këshilltar një ish-agjent Special të FBI-së së vërtetë.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, prezantoi dje Steve Butler, ish-agjentin Special Mbikëqyrës të FBI- së, i cili do t’i bashkohet ekipit shqiptar që do të luftojë kor- rupsionin.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri ish-agjentin Special Mbikëqyrës të FBI-së dhe këshilltarin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Steve Butler. Ambasadorja Kim u takua me Steve për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të biseduar mbi mbështetjen tonë të vazhdueshme për punën themelore të SPAK-ut në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve, pajisjeve dhe ekspertizës këshilluese”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në rrjetet sociale.
27 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit nisën punën dhjetë ditë më parë pas trajnimit bazë gjatë një muaji.
Nëntë prej tyre u vendosën në OPGJ- në e ish-Krimeve të Rënda, 4 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Kukës, 3 në Prokurorinë e Përgjithshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/