Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia greke në ndjekje të ‘fantazmës’ shqiptare, grabitës i armatosur që lëviz si hije

18/08/2021
Policia greke në ndjekje të ‘fantazmës’ shqiptare, grabitës i armatosur që lëviz si hije
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia greke është vënë në alarm, pasi mori një informacion më 3 gusht për lëvizjet e një shqiptari që më herët kishte qënë në burg për vjedhje e grabitje.

Ai është shpallur serish në kërkim pasi ka plaçkitur dhjetëra shtëpi, kohët e fundit në të gjithë Greqinë dhe njihet si shumë i rrezikshëm dhe është i armatosur njëkohësisht.

I njohur gjerësisht si “Giovani”, shqiptari i armatosur është një rrezik edhe për punonjësit e policisë që mund të sulmohen në çdo kohë, siç ka informacione se ka vepruar edhe në të kaluarën.

Mësohet se ai u lirua nga burgu në Larisa, më 24 korrik 2019, ku vuante dënimet për vepra të ndryshme penale dhe që atëherë duket se nuk hoqi dorë dhe filloi sërish duke grabitur shtëpitë në Evia, Korint dhe Prefekturën e Akaisë.

Sipas të dhënave, veprimi i tij kohët e fundit ai kreu grabitje edhe në Livadia, ku kishte plaçkitur një shtëpi dhe kishte marrë dy armë zjarri: një revolver anglez dhe një armë gjermane, shkruajnë mediat greke.

Siç theksohet në informacionet që policia disponon, krimineli shqiptar lëviz si ‘fantazmë’ nëpër rrugë të errëta në mënyrë që të shmangë kontrollet e policisë para dhe pas kryerjes së grabitjeve dhe vjedhjeve.

“Pas sa më sipër, shërbimi ynë e konsideron atë si një person jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe të armatosur, i cili nuk do të hezitojë të përdorë armën e tij kundër policisë për të shmangur arrestimin e tij”, thuhet në dokumentin përkatës.

Në të kaluarën, në një grabitje që kishte kryer në zonën e Akaisë, ai kishte sulmuar oficerët e policisë që u përpoqën ta arrestonin.top channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

26/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Babë e bijë gjenden pa jetë në Lezhë, detajet e policisë

26/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Erion Veliaj i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, rikthehet në paraburgim

25/04/2026
Alarm për bombë te Toptani Center, policia nis evakuimin e qytetarëve

Alarm për bombë te Toptani Center, policia nis evakuimin e qytetarëve

25/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

26/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Babë e bijë gjenden pa jetë në Lezhë, detajet e policisë

26/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Erion Veliaj i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, rikthehet në paraburgim

25/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.