Një vrasje me armë zjarr i ka ndodhur sot në Rrëshen. Mësohet se viktimë e atentatit me armë, ka mbetur Saimir Jaku, ish-drejtues vendor i OSHEEE, konkretisht ish-drejtori i Tensionit të Lartë për Veriun.
Atentati ndaj Jakut ndodhi vetëm një javë pas shkarkimit ët tij nga kjo detyrë.
Lidhur me rrethanat e ngjarjes, mësohet e Saimir ka qenë në një lokal, ku dy persona të maskuar hynë dhe qëlluan drejt tij me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen.
Ende nuk ka informacion për autorin dhe motivet e mundshme të këtij krimi.
Mësohet se policia është vënë në ndjekje të autorëve të krimit.





