51 kryetarë dhe sekretarë të grupseksioneve dhe Lidhjes Demokratike të Gruas janë dorëhequr nga të gjitha funksionet në degën e PD, Korcë.
Në një deklaratë ata theksojnë se kryetariaktual i PD-se, po tenton ta kthejë Partinë Demokratike në një parti klienteliste në funksion të interesave personale. Sipas tyre, Basha ka hedhur poshtë sakrificat që janë bërë gjatë kësaj periudhe ne opozite.
“Në si kryetarë, sekretarë dhe koordinatorë të Lidhjes Demokratike të Gruas solidarizohemi me dorëheqjen e anëtarëve të Kryesisë së PD Korcë dhe kemi vendosur të japim dorëheqjen nga funksionet tona drejtuese.
Gjykojmë që, lideri aktuali i saj po tenton me arrogancën e tij ta kthejë Partinë Demokratike në një parti klienteliste në funksion të interesave personale. Me veprimet e tij mendojmë se z. Basha ka hedhur poshtë të gjitha mundin dhe sakrificat tona në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike.
Të ndodhur në këto kushte 51 drejtues seksionesh dhe Lidhjes Demokratiket Gruas e gjejmë të pamundur të ushtrojmë funksionet tona drejtuese.
Nga ky moment, ne mbetemi vetëm anëtarë të PD në Korçë”, thuhet në këtë deklaratë.
Personat e dorëhequr thone se vijojnë të mbeten vetem anetare të PD në Korçë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/