Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha deklaron qëndrimin e tij në lidhje me hyrjen në Parlament, zbardh përgjigjen e Bashës për ambasadoren amerikane

05/08/2021
Berisha deklaron qëndrimin e tij në lidhje me hyrjen në Parlament, zbardh përgjigjen e Bashës për ambasadoren amerikane
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Berisha deklaroi sot se do të futet në Kuvend ashtu siç e kanë votuar qytetarët. Berisha tha sot gjatë një konference shtypi se nuk kërkon nga PD-ja që të angazhohet në betejën e tij me sekretarin Blinken.

“Në Parlament unë do futëm ashtu siç më kanë votuar qytetarët. Çdo vendimi i cili në vend të transparencës zgjedh diktatin unë do ti kundërvihem, me një aleancë me çdo demokratë dhe shqiptarë, me një betejë kundër këtij vendimi. Unë kërkoj nga PD që të mos angazhohet në këtë betejë. PD ka një detyrë të kërkojë fakte, prova, dokumenta. Në mungesë të tyre të mos pranojë kurrë diktatin. Diktati të çon të bari”, tha Berisha.

I pyetur nëse ka informacione për deputetë brenda grupit parlamentar demokrat që do të kërkojnë përjashtimin e tij, Berisha u shpreh: “Nuk kam asnjë informacion konkret. Mjet të vetëm kam të vërtetën”.

Ndërsa pyetjes nëse i druhet heqjes së mandatit nga KQZ, Berisha iu përgjigj: “Nuk i druhem aspak faktit. KQZ është e detyruar të zbatojë Kushtetutën”.

Në vijim Berisha komentoi deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim, duke u shprehur se ajo nuk ka nxjerrë asnjë fakt, përpos përdorimit të “dogmës së barit”.

“Pas 77 vitesh jetë kurrë nuk e kisha imagjinuar se do të ngrija padi ndaj Sekretarit të Shtetit. Kërkoj të mbroj dinjitetin tim, të familjes time dhe gjithë shqiptarëve. Kjo padi është një betejë për dinjitetin njerëzor, për mua dhe çdo njeri të çdo vendi të botës. Kërkoj të bëj transparencë të plotë para shqiptarëve që gjatë 30 viteve më kanë votuar më shumë se këdo tjetër në këtë vend. Karakterin politik të këtij vendimi e provon edhe fakti që me gjithë kërkesën time drejtuar Blinkenit për të bërë publik çdo fakt që ai disponon, gjer sot nuk është paraqitur asnjë e vetme, për shkakun e vetëm se ato nuk ekzistojnë.

Kanë qenë raportet e sekrete të Edi Ramës që nuk janë publikuar kurrë në Shqipëri. Kjo dëshmon se vendimi bazohet në shpifje, trillime. Soros dhe Rama, është hakmarrje për mbrojtjen e interesit publik nga ana ime. Është një hakmarrje për denoncimin e rolit të Shoqërisë së Hapur nën kontrollin e qeverisë. Është hakmarrje politike për kundërshtimin e ndryshimit të kufijve në Kosovë. Ky vendim është kryekëput politik dhe është në kundërshtim me ligjin e Kongresit të SHBA-ve. Karakterin politik e tregon edhe kërkesa publike e ambasadores Kim për mosfutjen time në Parlament, Nuk ka asnjë provë, përveç kërcënimeve me dogmën e barit, siç e ka përdorur Enver Hoxha. Shpreh besimin tim të plotë te barazia e gjykatës. Garantoj shqiptarët që në këtë planet nuk ekziston një njeri që të faktojë korrupsion domethënës me fondet e buxhetit, apo çfarëdo korrupsioni tjetër”, tha Berisha.

Berisha e bëri të qartë edhe një herë që sa kohë nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt të publikuar nga Sekretari i shtetit Blinken dhe se Berisha nuk mbrohet nga imuniteti.

“Nuk mbrohem unë nga imuniteti, nuk mbrohet Sali Berisha nga sovraniteti as Kushtetuta, por Sali Berisha s’pranon që nën diktat t’i shkelë ato.

Ky është ndryshimi edhe rruga e vetme për ti mbrojtur ato është transparenca.

Kështu që cili do jetë qëndrimi im, e them dhe një herë, s’ka forcë në botë përvec të gjithëfuqishmit që mund të më pengojë mua pa ushtruar misioni tim të besuar nga zgjedhësit shqiptar, kjo është përfundimtare”.

Ish kryeministri Berisha bëri të ditur sot edhe qëndrimin e kryetarit të PD Lulzim Basha në takimin me ambasadoren amerikane, ditën kur ajo la të kuptohej se ka kërkuar prej tij që Berisha të mos jetë në Parlamentin e ardhshëm.

“Sa di unë, kryetari i PD në takimin me zonjën Kim, ka kërkuar të njëjtën gjë dhe ftoj cdo shqiptar të kërkojë të njëjtën gjë, transparencë.

Pra ata që s’bëjnë transparence e kërcënonjnë shqiptarët me barin kanë një problem të madh, kanë frikë nga e vërteta, ata i tremben.

Unë kam deklaruar se një vendim , një fakt po të paraqitet unë marr vendimet e mia, por nga ana tjetër qëndroj i vendosur dhe ta dinë mirë që nuk ka forcë në botë që të më imponojë mua, përvec transparencës një qëndrim tjetër përvecse këtij që kam shpallur”, tha Berisha gjatë konferencës. a.b

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Veliaj kaloi natën në Bllokun e Sigurisë, sot arriti në Durrës

Dosja “Veliaj”, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për shumicën e grupit

27/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Aksident fatal në Elbasan, humb jetën një kinez që drejtonte makinën

27/04/2026
Lindita Nikolla thërret sot sërish seancë  parlamentare, mësohet axhenda

Kohë e vështirë për Spiropalin, Rama i vë kufirin e postimeve. Tek e treta…

27/04/2026
Tabaku i kërkon qeverisë të rikthejë këstin e taksës, profedionistëve të lirë

Tabaku: Shqipëria përtokë për produktivitetin, punonjësi krijon 10 mijë euro më pak se fqinjët

27/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Veliaj kaloi natën në Bllokun e Sigurisë, sot arriti në Durrës

Dosja “Veliaj”, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për shumicën e grupit

27/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Aksident fatal në Elbasan, humb jetën një kinez që drejtonte makinën

27/04/2026
Lindita Nikolla thërret sot sërish seancë  parlamentare, mësohet axhenda

Kohë e vështirë për Spiropalin, Rama i vë kufirin e postimeve. Tek e treta…

27/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.