Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RENEA, aksion policor në Mirditë, 3 të arrestuar dhe 23 të tjerë procedohen penalisht

30/07/2021
RENEA, aksion policor në Mirditë, 3 të arrestuar dhe 23 të tjerë procedohen penalisht
Share on FacebookShare on Whatsapp

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Poker”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit në Mirditë.

Operacioni i zhvilluar nga shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe ata të Komisariatit Mirditë, në bashkëpunim Forcat Speciale RENEA.

Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 23 të tjerë. Në Mirditë janë arrestuar në flagrancë shtetasit Nikolin Prenga, pronari, Marjo Tusha punonjës dhe Xhesjan Senaj.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike, një tavolinë pokeri, 2 kompjuterë, çipsa dhe dy aparate celular.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera në gjithë qarkun Lezhë, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një ambient ushtrohej aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit, shërbimet e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Poker”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u proceduan penalisht 23 të tjerë.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi N. P. ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në ambientin e lokalit të tij, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e këtij lokali.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar kanë vënë në pranga shtetasit:

N. P., 46 vjeç, pronari i lokalit dhe M. T., 21 vjeç, punonjës në lokal, banues në Mirditë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim drogë”;

Xh. S., 21 vjeç (klient në lokal), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”. Këtij shtetasi, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi e dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 23 shtetas të tjerë, klientë në lokal, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndë narkotike e dyshuar cannabis, një tavolinë pokeri, çipsa, dy kompjuterë dhe dy aparate celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

27/04/2026
Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

27/04/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

27/04/2026
Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

27/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

27/04/2026
Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

27/04/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

27/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.