Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Në Bujanovc po bëhet spastrim etnik, Basha pret kreun e komunës Nagip Arifi

29/07/2021
Në Bujanovc po bëhet spastrim etnik, Basha pret kreun e komunës Nagip Arifi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i PD,  Lulzim Basha ka zhvilluar takim me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin ndërsa deklaroi se në Bujanoc po bëhet spastrim etnik nga Serbia përmes procesit të pasivizimit të adresave të shqiptarëve duke i detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Basha u bëri thirrje autoriteteve serbe dhe kreut të shtetit, Aleksandar Vuçiç që të ndalojnë këtë proces të paligjshëm.

Duke komentuar dhe marrëveshjet të minishengenit ballkanik, Basha thotë se nga njëra anë trumbetohet lëvizja e lirë e qytetarëve në rajon dhe nga ana tjetër shqiptarët diskriminohen.

“Kam kënaqësinë e madhe që t’i uroj mirëseardhjen në Shqipëri dhe në Selinë e Partisë Demokratike, kryetarit të Komunës së Bujanocit, Nagip Arifit dhe personelit të tij në një takim vëllazëror ku kemi diskutuar problemet që hasin qytetarët në këtë komunë. Të nxehta mbeten problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ku do të veçoja spastrimin etnik që po i bëhet komunës së Bujanocit, Metvegjës dhe Preshevës nga procesi i pasivizimi i adresave të banorëve.

Është një proces diskriminues të republikës së Serbisë në kuadër të Këshillit të Europës dhe dokumenteve të bashkëpunimit të integrimit në BE nga ana e Serbisë. Partia Demokratike dënon me forcë dhe i kërkon autoriteteve serbe të ndalin këtë tregti të paligjshme. I bën thirrje SHBA-së, BE-së që përmes presionit të ndalet ky spastrim etnik që po bëhet nga pasivizimi i adresave. Mbi 2000 qytetarë të komunës së Bujanovcit kanë humbur të drejtën e rezidencës dhe sigurimeve shëndetësore.

Nga njëra trumbetohet lëvizja e lirë dhe nga ana tjetër goditet përmes diskriminimi, shqiptarët në Serbi të Luginës së Preshevës.E gjithë zona ka vetëm një institucion shëndetësor ku ndonëse i shërben 7 komunave, nuk ka një mjek të vetëm shqiptar. Diskriminimi vazhdon me pengesat e nxënësve të mesme për të mësuar në gjuhën amtare. Mosnjohja e diplomave për studentët që kanë studiuar në Prishtinë.

Përkundër kësaj situate, shurdhon heshtja dhe mosveprimi i qeverisë së Tiranës, disafish më shumë para janë shpenzuar për ngjarje vanitoze me protagonizëm pa asnjë efekt, se sa ndihma që u jepet këtyre komunave. Është në kundërshtim flagrant me vizionet tona. PD dhe unë personalisht do bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund kësaj neglizhence të kësaj qeverie dhe do i japim ndihmën e nevojshme shqiptarëve të luginës së Preshevës. Dua të shpreh gjithë mirënjohjen time, të gjithë shqiptarëve, dhe drejtuesve lokalë të luginës së Preshevës” – tha Basha.

Kreu i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi tha se gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime dhe me kreun e Shtetit shqiptar, Ilir Metën si dhe me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majkon.

“Sot patëm një takim me kryetarin Basha. Unë paradite kam pasur një takim me Presidentin Ilir Meta dhe ministrin Pandeli Majkon. I njoftova për problemet dhe sfidat e shqiptarëve në luginën e Preshevës. I njoftova për situatën se si sillet Serbia me shqiptarët në këtë zonë. Edhe Departamenti i Shtetit Amerikan ka dhënë një vlerësim që Serbia po bën një spastrim. Ne kërkuam ndihmën e shtetit shqiptar sepse Shqipëria në BE dhe në NATO sëbashku me Kosovën në NATO dhe sëshpejti në BE, shqiptarët e Luginës së Preshevës do jenë më të fortë. Unë mendoj dhe shpresoj se shqiptarët do jetojnë të bashkuar.” – tha Arifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

17/04/2026
Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

17/04/2026
Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

17/04/2026
Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhunohet nga policia, përfundon në spital

Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhunohet nga policia, përfundon në spital

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

17/04/2026
Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

17/04/2026
Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.