Agim Çerma, i cili u arrestua ditën e djeshme nga DEA amerikane dhe Policia kolumbiane, i njohur me nofkën ‘Jimmy’, rezulton i dënuar në vendin tonë për vrasje.
Çerma u dënua nga Gjykata e Elbasanit në vitin 1998, pasi ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasin Gëzim Liçi, ka plagosur disa efektivë policie dhe ka dëmtuar makinat e tyre.
Ngjarja ka ndodhur një vit para se ai të dënohej, në 1997. Bashkë me Agim Çermën është arrestuar dhe vëllai i tij, Gazmend Çerma. Për këtë të fundit Gjykata dha vendimin për burgim 11 vite, kurse për “Jimmy-n” e dënoi përjetë. Që njëri nga vëllezërit t’i shpëtonte burgut, Gazmend Çerma ankimoi në Gjykatën e Apelit vendimin e shkallës së parë, duke thënë se nuk e dinte që i vëllai i tij kishte armë me vete dhe do të vriste Gëzim Liçin.
Në vitin 2012, me firmë të ish-gjyqtares Parashqevi Ademi, bosi shqiptar i kokainës fitoi lirinë. Pas këtij viti, “Jimmy” u largua drejt vendeve të Amerikës Latine ku dyshohet se u përfshi në trafikun ndërkombëtar të drogës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/