Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha konfirmoi sot se do jetë pjesë e Parlamentit në shtator, pavarësisht shpalljes non grata nga DASH ndërsa po fliste për mediat, pasi ai votoi për Këshillin e ri Kombëtar të PD-së.
Berisha u tha gazetarëve të mos harrojnë se ai është themeluesi i pluralizmit në Shqipëri. “Mezi po e pres! Mos harroni se jam një nga themeluesit e pluralizmit në Shqipëri”, tha Berisha.
Ai tha se beteja e tij ligjore po vijon dhe se akuzat ndaj tij janë shpifjet e multimiliarderit Xhorxh Soros.
“Beteja ime ligjore po ecën dhe ju e kuptoni se procedurat nuk janë emergjente dhe unë kam besim tek avokati im që mbarë Evropa ia njeh të gjitha meritat. Unë qëndroj i vendosur tek drejtësia, për hir të transparencës dhe u bëj thirrje të gjithëve që të sjellin një provë të vetme për ato që kanë shkruar. Ato shpifje që janë sajuar nga multimiliarderi Xhorxh Soros”, deklaroi Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/