Basha propozon Platformën Qytetare për Demokracinë: Bashkëpunim me të gjitha grupet shoqërore...

Basha propozon Platformën Qytetare për Demokracinë: Bashkëpunim me të gjitha grupet shoqërore që kërkojnë ndryshim

137
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha propozon Platformën Qytetare për Demokracinë sot fjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar. Bashkëpunimi me të gjitha grupet shoqërore që kërkojnë ndryshim, është thelbi i kësaj platforme.

Pjesë nga  fjala e Bashës:
Rruga drejt realizimi të këtij misioni nuk është e lehtë dhe as e tillë që Partia Demokratike mund ta përshkojë e vetme.
Ajo fillon duke u dhënë pushtet qytetarëve. Ndaj me forcën që na dhanë qytetarët në 25 prill, ne ftojmë shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim rrënjësor në punët e vendit, dhe rezultate të prekshme për veten dhe fëmijët e tyre, që të ndërtojmë së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë.
Ndërtimi i kësaj platforme do të ketë në themelin e saj rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.
Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha grupet shoqërore: Intelektualë, studentë, pedagogë, sipërmarrës, artistë, gazetarë, profesionistë, fermerë,  të rinj e të reja që kërkojnë kthimin e normalitetit në vend.

Që kërkojnë zgjedhje të lira, ndryshime kushtetuese dhe ligjore që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.
Që mundësojnë ushtrimin e demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet referendumeve lokale dhe kombëtare, propozime për çlirimin e ekonomisë nga oligarkët dhe modelit të dështuar ekonomik që po i marrin frymën sipërmarrjes së ndershme, për lirinë dhe pavarësinë e medias, për shkëputjen përfundimtare të politikës nga krimi, ndryshime që e bëjnë shoqërinë realisht demokratike dhe e shpëtojnë shtetin nga kapja e një pakice që kërcënon të ardhmen e vendit.

Basha: Këtë betejë do ta bëjmë së bashku dhe do ta fitojmë

Ne nuk do të rreshtim përpjekjet tona brenda dhe jashtë vendit, derisa ndryshimi të vijë për shumicën e shqiptarëve që e donin këtë ndryshim në 25 prill, dhe e duan edhe më shumë sot, kur oferta e vetme që Rama ka, është më shumë krim, më shumë korrupsion dhe më shumë dështime.
Ne angazhohemi fort për ta kthyer shtetin shqiptar në shtet të shqiptarëve. Për ta kthyer në shtet europian. Shtet i cili mbron lirinë individuale. Garanton paprekshmërinë e jetës. Mbron pronën private dhe publike. Mbron paratë dhe ekonominë e njerëzve. Mbron dinjitetin dhe personalitetin e njeriut.
Ndaj ne do të ndërmarrim, të gjithë bashkë, të gjitha vendimet e nevojshme për ta çuar deri në fund luftën tonë kundër këtij regjimi, përmes përsosjes së mëtejshme të qeverisjes së shtëpisë tonë të përbashkët. Një shtëpi ku secili gjen vendin e vet. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY