Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tmerr e trishtim, çfarë i ndodhi pronarit të fabrikës Meka rrugës nga Valbona për në Theth, e kërcënoi edhe me vrasje

15/07/2021
Tmerr e trishtim, çfarë i ndodhi pronarit të fabrikës Meka rrugës nga Valbona për në Theth, e kërcënoi edhe me vrasje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Grupi që udhëtoi nga Valbona në Theth

Pronari i fabrikës Meka, biznesmeni Burim Piraj ka treguar një ngjarje të tmerrshme që i ndodhi në Shqipëri disa ditë më parë.

Ai së bashku me disa shokë janë nisur nga Qafë Valbona drejt Thethit, për të përjetuar një ndër tmerret më të mëdha në jetën e tij.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar ngjarjen në detaje.
Ai tregon se si e humbën rrugën për në Theth dhe pastaj nisi tmerri i vërtetë.
Ata kaun hyrë në një rrugë e cila përfundoi në oborrin e një shtëpie.
Ata u gëzuan kur e panë, por u ndodhi e kundërta.

Familjarët e asaj shtëpia sipas rrëfimit të Pirajt, ishin brengosur aq shumë kur i panë aty.
Biznesmeni tregon se si dolën nga aty, por u tmerruan kur shkuan në një restorant pas disa kilometrave rrugë.
“Më në fund arritëm tek “Simoni Cafe” ! Pronari këtij lokali na doli përpara dhe në vend se të na pret ose gëzohet që ka konsumator ai filloj të na shaj dhe u kërcënua që nëse prapë kalojmë atypari do të na vras se po ia prishim rrugën e kuajve! As nuk pranoj të na shet kafe as pije pse jemi me motor dhe pse po flasim shqip e ne mezi i ramë në fije rrugës tjetër që anashkalon “Simon Cafe” po nuk harroj të na porosit të kemi kujdes se paska disa Çekë në kamping afër e të mos i shqetësojmë, po kur kaluam tek Çekët ata shumë në mënyrë të përzemërt na përshëndeten”, shkruan në rrëfimin e tij Piraj.
Ai ka një lutje për gjithë ata që shkojnë nga Valbona në Theth.
“E para nga terreni e keni jetën në rrezik sepse ka shumë sfida dhe shumë rreziqe që nuk ia vlen ti provoni dhe
E dyta pronari i “Simon Cafe” mund të ju vret për të cilën gjë është betuar se do ta bënë së shpejti”, shkruan ndër tjera ai.

Rrëfimi i plotë i biznesmenit:

Ky është një udhëpërshkrim që kurrë nuk do të doja të shkruaja për te!

U nisem me motora enduro nga Qafë Valbona drejt Thethit, e gabuam rrugën dhe hymë në një rrugë e cila në fund kishte një shtëpi të banorëve lokal. Me të dëgjuar motorët nga shtëpia doli një burrë dhe një grua, ne u gëzuam që i pamë dhe filluam ti pyesim se cili është shtegu për Theth, po ata ishin shumë të brengosur që ne shkelëm në rrugën e tyre dhe filluan të na tregojnë që ajo është rruga tyre dhe se ata aty jetojnë e ne nuk bëmë aspak mirë që ashtu u futem pa pyet në atë rrugë.
Më falni i thash po nuk e pamë një tabelë që kjo rrugë është vetëm e juaja dhe është e ndaluar për të tjerët, filloj gruaja të pyes se a duam ndoshta me pi diçka a të hamë diçka, unë nga naivitetit i them: Zoti ju dhashtë bereqet faleminderit shumë,- mirëpo vëllai im e kuptoj se ajo nuk ishte ofertë pa pagesë, i tha: Na sill dhjetë Koka kola dhe gruaja me vrap shkoj në shtëpi, ne u ndalëm dhe më pas na shërbeu pijet me një pjatë djathë i zoti shtëpisë që i paguam aq sa dëshiroj vetë ai të kërkon para.
Më pas na shpjeguan rrugën dhe u nisem. E pritem me padurim lajmin nga dy turistë të huaj se paska në rrugë një kioskë siç thanë ata e cila shërben dhe kafe.
Më në fund arritëm tek “Simoni Cafe” ! Pronari këtij lokali na doli përpara dhe në vend se të na pret ose gëzohet që ka konsumator ai filloj të na shaj dhe u kërcënua që nëse prapë kalojmë atypari do të na vras se po ia prishim rrugën e kuajve! As nuk pranoj të na shet kafe as pije pse jemi me motor dhe pse po flasim shqip e ne mezi i ramë në fije rrugës tjetër që anashkalon “Simon Cafe” po nuk harroj të na porosit të kemi kujdes se paska disa Çekë në kamping afër e të mos i shqetësojmë, po kur kaluam tek Çekët ata shumë në mënyrë të përzemërt na përshëndeten.

Për juve që dëshironi të merrni rrugën me motorë enduro ose full krrosa ju lutem që për dy gjëra mos të shkoni nga Valbona në Theth.
E para nga terreni e keni jetën në rrezik sepse ka shumë sfida dhe shumë rreziqe që nuk ia vlen ti provoni dhe
E dyta pronari i “Simon Cafe” mund të ju vret për të cilën gjë është betuar se do ta bënë së shpejti.
Në të njëjtin stil si në Qafë Valbonë na priti familja e parë në Theth, mo zo ma zi.
Në Shkodër kaluam si në xhenet.
Në Koman Xheneti vetë
Shqipëria ka aq shumë vende për vizitë po Qafë Valbonën dhe Thethin ju propozoj ta anashkaloni ose të flisni një gjuhë të huaj. Bota Sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës mblidhet në mesnatë, dështon edhe përpjekja e fundit për zgjedhjen e Presidentit

28/04/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në komisariate dhe kufi

28/04/2026
Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

28/04/2026
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

28/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës mblidhet në mesnatë, dështon edhe përpjekja e fundit për zgjedhjen e Presidentit

28/04/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në komisariate dhe kufi

28/04/2026
Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

28/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.