Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pse u arrestua ish drejtori i Postës së Korçës, për 7 persona ndalohet udhëtimi jashtë shtetit

15/07/2021
Pse u arrestua ish drejtori i Postës së Korçës, për 7 persona ndalohet udhëtimi jashtë shtetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Finalizohet nga policia e Korçës operacioni policor “Kontrata” për goditjen e veprimtarisë kriminale ne fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

Të arrestuarit janë Valter Gora, ish-Drejtor i Postës Korçë dhe Albano Bibo, ish-specialist sigurie.

Ndërkaq është vendosur masë shtrënguese “ndalim i daljes jashtë shtetit” për 7 punonjës të tjerë: Adriana Koxheri, Kamela Myrte, Anila Koroveshi, Bardhyl Pane, Elona Galo, Bledian Çoçka, Ermira Morava. Mësohet se denoncimi në Prokurori është bërë nga autoritetet e Postës Shqiptare.

Operacioni i zhvilluar pas një hetimi disa mujor, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë dhe në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Korçë dhe Pogradec.

Shpërdoruan detyrën, duke falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente të cilat do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq, Pogradec, vihen në pranga ish-drejtori dhe ish-specialisti i sigurisë pranë Postës Korçë.

Njoftimi i policisë:

Ekzekutohet masa shtrënguese “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për 7 punonjës të tjerë të Postës​ dhe shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit dhe në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Korçë dhe Pogradec në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe veprave penale të kryera kundër veprimtarisë shtetërore, nga persona të cilët ushtrojnë funksione publike, pas një hetimi disa mujor, finalizuan operacionin e koduar “Kontrata” si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

​ V. G., 41 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec (me detyrë ish-drejtor i Postës Shqiptare Dega Korçë),

A. B., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë ish-specialist sigurie pranë këtij institucioni) për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim të datës 06.07.2021, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. M., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec dhe u ekzekutua masa shtrënguese “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasit e mëposhtëm:

A. K., 59 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë përgjegjëse e shërbimeve pranë Postës Shqiptare Dega Korçë),

K. M., 28 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë llogaritare e parë),

A. K., 53 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë specialiste shërbimesh),

B. P., 66 vjeç, banues në Korçë (me detyrë agjent kontrolli),

E. G., 34 vjeçe, banuese në Pogradec (me detyrë përgjegjëse pranë Postës Shqiptare Dega Pogradec),

B. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (me detyrë punonjës shërbimesh pranë Postës Shqiptare Dega Maliq),

E. M., 32 vjeçe, banuese në Korçë, (me detyrë shefe e financës pranë Postës Shqiptare Dega Korçë).

Nga hetimet e kryera rezulton se nëntë shtetasit e mësipërm, duke ushtruar detyrat e tyre respektive pranë Postës Shqiptare në filialet Korçë, Pogradec dhe Maliq, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente duke kryer përcaktime subjektive të ofertave në dobi të shtetasve të ndryshëm, kanë firmosur kontrata fiktive me tejkalime afatesh, kanë nënshkruar kontrata abuzive për dhënie ambientesh me qira në funksion të këtij institucioni, prej të cilave ish-drejtori V. G., ka përfituar shuma të konsiderueshme, në mënyrë direkte ose indirekte. Në vijim të veprimeve procedurale është provuar se shuma totale e përfituar si paradhënie nga qiradhënësit është 23.535.000 lekë, shpenzim ky i paargumentuar mbi fondet e programuara të këtij institucioni.

Nga ana e Policisë, po vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit S. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës mblidhet në mesnatë, dështon edhe përpjekja e fundit për zgjedhjen e Presidentit

28/04/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në komisariate dhe kufi

28/04/2026
Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

28/04/2026
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

28/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës mblidhet në mesnatë, dështon edhe përpjekja e fundit për zgjedhjen e Presidentit

28/04/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në komisariate dhe kufi

28/04/2026
Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

28/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.