Është gjetur i djegur mjeti i personave që ekzekutuan dje me breshëri arme ish-drejtorin e OSHEE-së, Saimir Jaku.
Burime nga policisë bëjnë me dije se automjeti me të cilin lëvizën autorët gjatë e pas krimit u gjet i djegur në Vinjoll të Kurbinit.
“Pasi janë ndjekur nga policia, autorët e kanë djegur automjetin”, njoftojnë burimet.
Ata mendohet të jenë ende të fshehur në zonën përreth. Për këtë arsye forca të shumta policie janë angazhuar dhe po ushtrojnë kontrolle.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...