Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT DHE AKUZAT/ Perfundojnë hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, 9 të akuzuar

15/07/2021
DETAJE/U vra për hakmarrje, Santjago Malko dyshohet se ka lidhje me një vrasje në Durrës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kanë përfunduar hetimet në lidhje me vrasjen e Santiago Malkos, ish polic. SPAK ka dërguar dosjen në gjykatë dhe në të përfshihen 9 të akuzuar.

Njoftimi i SPAK:
Sot më datë 15 Korrik 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në gjykatë kërkesë për kalimin për gjykim të çështjes penale Nr.177/2 viti 2019 ndaj të pandehurve:

1) Leonard Duka, banues Tiranë, në mungesë.
2) Erlis Duka, banues Tiranë, në mungesë.
3) Ilir Selmani, banues Tiranë, aktualisht në paraburgim.
4) Oltian Loga, banues Tiranë, në mungesë.
5) Aleksandër Maxhaku, banues Tiranë, në mungesë.
6) Fatmir Hyseni (Musai), banues Vlorë, në mungesë.
7) Dritan Agaj, banues Tiranë, në mungesë.
8) Xhoni Nica, banues Tiranë, me masë sigurimi personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
9) Elvis Gaçaj, banues Tiranë, në gjendje të lirë

Të akuzuar:

1. Të pandehurit Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj – për vepër penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 78/2; 278 të Kodit Penal – për ngjarje të ndodhur më datë 27.08.2019 rreth orës 22 : 20, në Rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri viktima Santiago Malko.
2. Të pandehurit Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj akuzohen dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/2/3 të Kodit Penal, për fakt penal të verifikuar më datë 08.04.2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë.
3. Të pandehurit Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj akuzohen dhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” përmes mbajtjes së saj, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, për fakt penal të verifikuar më datë 08.04.2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë;
4. I pandehuri Ilir Selmani akuzohet dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, sipas nenit 278/1 e 2 i Kodit Penal, për fakt penal të verifikuar në datë 16.04.2020 dhe rreth orës 15:30 në Tiranë, në kontrollin fizik për arrestim të tij.
5. I pandehuri Oltjan Loga akuzohet dhe për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323/1 i Kodit Penal, për fakt penal të verifikuar më datë 30.09.2019 rreth orës 14:30 në banesë të shtetasit Oltjan Loga, në rrugën “Spiro Çiço”, pallati nr.31/2/4 Tiranë.
Të gjithë të pandehurit e mësipërm akuzohen dhe për krime të kryera nga “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe përmes pjesëmarrjes në të, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

I pandehuri Elvis Gaçaj akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni”, parashikuar nga neni 278/2/3 të Kodit Penal, në bashkëpunim me Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj, për fakt penal të verifikuar më datë 08.04.2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë.

Elvis Gaçaj akuzohet dhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” përmes mbajtjes së saj, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, në bashkëpunim me Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj, për fakt penal të verifikuar më datë 08.04.2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë.

Elvis Gaçaj akuzohet dhe për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323/1 i Kodit Penal, për fakt penal të verifikuar më 07.08.2019 rreth orës 02.00 në banesë të tij, në rrugën “Dora D’Istria”, pallati nr.12/1, Sh.1, ap.8, Tiranë.

Në parashikim të neneve 329/a pikat 1 e 2, 328 pika 1 gërma “dh” të Kodit të Procedurës Penale, është kërkuar pushimi i çështjes ndaj personit nën hetim Xhoni Nica, hetuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 78/2 ; 278 të Kodit Penal, të kryera në kuadrin e pjesëmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal, parashikuar nga nenet 28/4 e 333/a e 334 të Kodit Penal. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës mblidhet në mesnatë, dështon edhe përpjekja e fundit për zgjedhjen e Presidentit

28/04/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në komisariate dhe kufi

28/04/2026
Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

28/04/2026
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

28/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës mblidhet në mesnatë, dështon edhe përpjekja e fundit për zgjedhjen e Presidentit

28/04/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në komisariate dhe kufi

28/04/2026
Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

28/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.