Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPAK publikon përgjimet e rastit ‘Voda’, mungojnë telefonatat e vetë zv.ministres

15/07/2021
VIDEO/ Ish zv/ministrja Voda paraqitet në gjykatë për masën e sigurisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish zv/ministrja Rovena Voda dhe dy të dyshuarat e tjera për korrupsion Florida Beu dhe Majlinda Hasani u lanë sot në arrest shtëpie nga GJKKO.

Për Florida Beun, masa pritet ti komunikohet në ambientet e spitalit ku ndodhet e shtruar për shkak të problemeve shëndetësore.

Biseda e Florida Beut, me mamanë e saj:

Florida: Me ato lekët që do më sjellë Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë çik si detyrim ajo

Nerenza: Ishalla o zot i madh, dritë ia bëftë edhe asaj

Florida: I tha pa merak i tha se do ta shpërblej, njëqind herë i tha hajde dalim për darkë e andej këndej, e kemi lënë të enjten

Nerenza: Po çfarë është kjo tani

Florida: Zëvendësministre

Nerenza: Tani ça pike synimi ke ti që të fusi aty

Florida: Në ministri

Nerenza: Po ça me u bë? Nuk mund të pyesja në telefon

Florida: Mjafton të futem se ajo i tha, i tha Majlinda, unë dua njkë vend të mirë për këtë, ajo i tha unë direkt shefe nuk e fus dot, por ta fus si specialiste i tha

Nerenza: Ty të pëlqen kjo

Florida: Po po mami, të futesh në ministri është gjë e madhe, të futesh në minsitri edhe me DAP, futesh me provim, ti bën provimin, provimin ta jep patjetër, se do ti jap kafen unë, ajo Albana që mori në telefon po u fute aty pastaj , mjafton të futësh këmbët, se pastaj të rrisin në post.

Biseda mes Florida Beut dhe Majlinda Hasanit

Florida: Më ngeli mendja mos donte më shumë kjo

Majlinda: Moj ti je budallaqe, edhe aq e ka shumë, rri urtë njëherë se po i hyj njëherë…

Florida: Kam hall se mos donte më shumë që të paktën të më vëjë në një vend tamam

Majlinda: Ja thashë unë tashti dhe do iki prapë tia them, dëgjo këtu se ajo pesqind mijë lekë do marri, do nja dy vjet ti laj këri që do tiu japi juve, jo vjen PD, PS e heq gocën i them, mos më çani …., rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë

Florida: Se di sa jepet në këto raste

Majlinda: Mirë e ke edhe dy do i japësh asaj…

Florida: Po pra tamam

Biseda e Floridës me Majlinda Hasanin:

Florida: Si tha Rovena dje, ma jep në çantë

Majlinda; Qyqa ka kamera këtu, bjere bjere në çantë tha

Florida: Ajo qe tu thonë bjeri mi kështu ça çante

Majlinda: Po mi dhe ashti mund tia jepnin. Prit njëherë mi se për një llaf njëmijë euro, nuk po na bën ministre

Biseda e Floridës me të ëmën:

Nerenza: Po mirë si do ja bëni tani, se mezi e prite

Florida: O mami këto duan zarfin me lekë. I thashe Majlindës, pa lekë nuk të bën njeri gjë. Unë i çova njëmijë euro, ja futa në zarf, Majlinda më tha prit njëherë mos i jep më shumë. Ti kishim dhënë 2 mijë euro, a ti kishim blerë ndonjë gjë.

Edhe dje erdhi dy sekonda sa na takoi, kishte dhe dy tavolina të tjera që e prisnin për punë. Shkoi Majlinda që të pyeste për tëte Bashkia, dhe ishte me vërtetë në mbledhje nuk gënjente.

Më pas në biseda rezulton se Voda, kërkon dhurata shtesë, siç ishte celulari me vlerë 550 euro, i markës samsung, dhe jo iphone, si dhe një arkë me peshk, të cilin e merr në portin e Durrësit, nga familja e Florida Beut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës mblidhet në mesnatë, dështon edhe përpjekja e fundit për zgjedhjen e Presidentit

28/04/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në komisariate dhe kufi

28/04/2026
Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

28/04/2026
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

28/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës mblidhet në mesnatë, dështon edhe përpjekja e fundit për zgjedhjen e Presidentit

28/04/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në komisariate dhe kufi

28/04/2026
Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

28/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.