DETAJE/ Si u ekzekutua ish-drejtori i OSHEE, fjalët dhe veprimet e atentatorëve

DETAJE/ Si u ekzekutua ish-drejtori i OSHEE, fjalët dhe veprimet e atentatorëve

72
0
Shares

Saimir Jaku, 33 vjeç, i cili deri para një jave mbante detyrën e drejtorit të njësisë së tensionit të lartë për Veriun, u ekzekutua me breshëri automatiku dje rreth orës 09:40, në një nga lokalet më të frekuentuara të Rrëshenit.
I plagosur mbeti edhe Gjergj Prenga, 50 vjeç, i cili ka qenë në të njëjtën tavolinë me Saimir Jakun. Ngjarja ndodhi në një distancë rreth 50 metra larg komisariatit të policisë, ndërsa në lokal ka pasur dhjetëra klientë të tjerë.
Një mjet “Benz” ka ndaluar para lokalit dhe një person i maskuar e me kallashnikov në dorë ka dalë me nxitim duke iu afruar tavolinës së Jakut. Ky i fundit ishte ulur jashtë, në një cep të lokalit. “Askush të mos lëvizë. Nuk kemi punë me ju”.
Kështu iu është drejtuar autori klientëve që kanë tentuar të çohen nga tavolinat dhe të largohen. Më pas ai ka qëlluar me breshëri në një distancë shumë afër shënjestrën e tij, duke e lënë të vdekur në vend.
I plagosur mbeti edhe miku i tij që e shoqëronte në tavolinë, Gjergj Prenga. Klientët që janë ndodhur dje në lokalin ku u ekzekutua me breshëri arme ish-drejtori i OSHEE-së, Saimir Jaku kanë mbetur të terrorizuar nga ajo që kanë parë. Njëri prej tyre, F. Gj., tregon në një intervistë për “Panorama” atë çfarë ndodhi.

Ju keni qenë në lokal, kur ndodhi ngjarja? I patë autorët?
Ishte një “Benz” që ndaloi para lokalit. Veranda dhe tavolinat jashtë ishin me njerëz, pasi në atë orar ka shumë frekuentim. Pamë një person me maska që doli nga makina dhe të gjithë klientët tentuan të largoheshin. Por ai na drejtoi armën që ne të zmbrapseshim sepse kjo do të krijonte rrëmujë. Na tha të qëndronim në vend, pasi nuk kishte punë me ne dhe më pas qëlloi në drejtim të tavolinës ku ishte i ulur Saimir Jaku dhe Gjergj Prenga. Kemi parë tmerr me sy. Saimiri ra menjëherë përtokë. Ishte e kotë t’i jepej ndihma, pasi ai kishte vdekur. Plumbat kishin prekur edhe Gjergjin, por fatmirësisht ai nuk ishte rëndë. E transportuan menjëherë në spital.

Ju e njihnit viktimën?
Qyteti i Rrëshenit është i vogël dhe ne këtu të gjithë e njohim njëri-tjetrin. Ai është vëlla pas nëntë motrave. Ka edhe një binjak.

Ka pasur konflikte Saimiri këtu në Rrëshen?
Ka pasur konflikte të hershme me disa të rinj në Ndërfushaz. Por kjo ka shumë vite dhe me sa di unë, janë sheshuar gjërat mes tyre. Askush nga ne nuk dyshon se kjo ngjarje mund të ketë protagonistë këta djem. Kjo është një ngjarje që mund të jetë e paguar dhe kushedi ku preken interesat. Nuk është gjaknxehtësi e momentit, duket që është organizuar me hollësi çdo gjë. Se mund të ketë lidhje me punën e tij të mëparshme, këtë le ta hetojë Policia…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY