Një lajm i publikuar nga mediat ka përfshirë në enigmën e kompanisë guackë që pritet të ndërtojë Portin turistik të Durrësit edhe biznesmenin Erion Isufi që drejton ose është bashkëthemelues i disa kompanive në Tiranë.
Kompania Moveo Albania, administrator i të cilës është Oltian Hoxholli, ndërsa bashkëthemelues i saj është edhe Erion isufi, njoftoi mbrëmë se “në asnjë rast as Moveo Albania dhe as partnerët e Moveo Italia nuk kanë qenë në dijeni që shtetasi Oltjan Hoxholli përfqësonte si administrator edhe kompani të tjera. Sapo mësuam sot nga mediat për përfshirjen e tij në rastin e investimit në portin e Durrësit, vendosëm shkarkimin e tij si administrator i Moveo Albania me efekt të menjëhershëm”.
Sipas dokumenteve që ka siguruar MCN, Oltian Hoxholli rezulton administrator i kompanisë që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit. Symphony Real Estate Development ka një kapital prej vetëm 10 mijë lekëdhe është regjistruar në QKB më 25 maj të këtij viti, në emrin e Hoxhollit, i cili mesa duket është thjesht një nëpunës i emëruar. Pronari i Symphony Real Estate është një kompani guacke nga ishujt Kejmen e quajtur Symphony Invest limited. Ndërkohë, po sipas QKB, Hoxholli prej dhjetorit të 2017-s rezultonte edhe si administrator i kompanisë Moveo Albania, post që sipas njoftimit të kompanisë nuk e mban më.
Nga të dhënat e QKB, publikuar nga MCN tv, rezultante se Hoxholli është administrator i kompanisë Moveo Albania, e regjistruar më 12 dhjetor 2017 dhe e themeluar më 5 dhjetor 2017. Moveo Albania operon në dizenjimin e softurëve, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve.
Fillimisht Symphony Invest Limited është krijuar nga një firmë ligjore e specializuar në regjistrimin e kompanive guacka, për llogari të biznesmenit Muhamet Alabbar. Por menjëherë pas themelimit, ky i fundit i ka transferuar aksionet e saj tek në mënyrë të barabartë te dy kompani të tjera, të quajtura Eastern RE Fund lp dhe Symphony Global Holdings.
Edhe këto dy shoqëri rezultojnë të hapura rizhtazi në Dubai, pa historik dhe pa bekgraund financiar. Rrjedhimisht, përfituesi fundor i kompanisë që do të marrë më shumë se 100 hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit është i panjohur, ashtu si dhe kapaciteti financiar i tij, raporton MCN tv.
Projekti i portit të Durrës rrethohet nga shumë pikëpyetje, jo vetëm financiare, por edhe ligjore. Ky investim do të realizohet përmes një ligji special, jashtë rregullave të prokurimit publik, por edhe transparencës së detyruar të projekteve shtetërore.
Regjistrimi në offshore i kompanive që do të financojnë dhe realizojnë projektin i shton edhe më shumë këto pikëpyetje, ndërkohë që ligji special i qeverisë për portin e Durrësit ka shkaktuar jo pak shqetësim te Bashkimi Europian. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/