Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha nga çadra e opozitës se kryeministri Edi Rama preku fundin e tij politik në takimin elektoral të Kavajës.
Reagimi vjen ndërkohë që pak më herët, Rama zhvilloi një takim në këtë qytet ku më 7 maj pritet të zhvillohen zgjedhjet lokale.
“Sot është një ditë e dëshpëruar i Edi Rama. I mbërthyer nga paniku i braktisjes totale nga kavajasit dhe shqiptarët urdhëroi mobilizimin masiv me forcë dhe kërcënime të gjimnazistëve dhe mësuesve të Kavajës dhe çdo qytetari që mund të shantazhohej nga falangat. Edi Rama preku sot fundin politik të ekzistencës së tij, fundin e turpshëm të dështimeve që mbolli sot katër vite”.
Kreu i PD-së u ndal edhe te zhvillimet e fundit, ku Ilir Meta, ka mbledhur firmat për kandidat për President.
Sipas Bashës, “Edi Rama kërkoi ta fusë në burg Ilir Metën, ndërsa sot e emëron president”.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/