Kreu i PD, Lulzim Basha takon delegacionin e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan. basha konsideroi nevojën për rritjen e bashkëpunimit dhe kontributit të shqiptaro-amerikanëve, për forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë
Postimi i Bashës:
Pata kënaqësinë të prisja sot një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Kryetari Bruno Ceka. U shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar që ka dhënë dhe vazhdon të japë Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan dhe diaspora shqiptare në SHBA për çështjen kombëtare. Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit dhe kontributit të shqiptaro-amerikanëve, në dobi të kombit shqiptar dhe forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë.




