SHIFRAT/ Denoncimi i PD: Rama shpërblen me fonde publike autorët e masakrës...

SHIFRAT/ Denoncimi i PD: Rama shpërblen me fonde publike autorët e masakrës zgjedhore

116
0
Shares

PD ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po shpërblen me fonde publike autorët e masakrës zgjedhore.

Ndarja e politikës nga krimi është e vetmja rrugë që Shqipëria t’u kthehet shqiptarëve, deklaroi sot deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ:

Pasi masakra e Velipojës nxori edhe njëherë në pah gjunjëzimin e shtetit përballë krimit, përgjigja e vetme që regjimi Rama-Doshi ishte nisja e aksionit propagandistik në vijën bregdetare, nëpërmjet të cilit kërkojnë të krijojnë imazhin e rremë të një situate nën kontroll.
Por, sikurse qytetarët e dinë, e kundërta është e vërtetë.
Ndaj ky aksion nuk e mbulon dot rrokopujën e rendit dhe sigurisë, sepse rrënjët e masakrës së Velipojës janë të thella dhe shkojnë te modeli mbi të cilin është ngritur pushteti i regjimit Rama-Doshi: lidhjet e politikës me krimin dhe bashkëpunimi i tyre në vjedhjen e zgjedhjeve.
Dhe Velipoja është një nga skenat e krimit zgjedhor, sepse aty prej vitesh vepron trafikanti i drogës Pëllumb Gjoka, një nga ushtarët më të rrezikshëm të regjimit Rama-Doshi, që në çdo palë zgjedhje zbret në fushë për të blerë vota, për të shantazhuar qytetarët dhe në këmbim fiton pandëshkueshmërinë, lirinë për të pastruar paratë e pista dhe akses në tenderat publik.
Dhe fill pas masakrës zgjedhore, si shpërblim për shërbimet e tij ndaj Ramës, trafikanti Pëllumb Gjoka, përfiton pa garë nga Bashkia Tiranë tenderin me objekt “Shërbim mirëmbajtje dhe furnizim me solucion për tunelet e dezinfektimit”, me vlerë kontrate 204 mijë euro (95% e fondit limit).
Por shpërblimet nuk kanë munguar edhe përpara masakrës zgjedhore, pasi nga shtatori 2020 ka përfituar nga e njëjta bashki 5 tendera me vlerë 1.8 milionë euro si dhe në janar 2021 (periudhë zgjedhore) ka përfituar nga KKT me firmën e Edi Ramës “Leje për ndërtimin e objektit: “Kompleks turistik “Silver Sand Resort”, me vendndodhje në zonën Pulaj-Plazh, Velipojë.
Tenderat të fituar pa garë dhe pranë fondit limit nga Bashkisë e drejtuar nga Veliaj dhe leja e ndërtimit në Velipojë me vulën e Edi Ramës, janë ilustrimi më kuptimplotë se si paratë e drogës shkrihen me paratë publike dhe se si shteti vendoset në shërbim të kriminelëve që vodhën zgjedhjet, për të vjedhur bashkë me politikanët e korruptuar taksat e shqiptarëve.
Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht në SPAK Pëllumb Gjokën për belerje votash gjatë masakrës zgjedhore të 25 prillit, bashkë me të janë kallëzuar Tom Doshi, Artur Hata (burri i deputetes së PSD-së Meri Merkiçit) dhe Dor Dulin, të gjithë persona me rekorde kriminale.
Sot ne i bëjmë përsëri thirrje SPAK të mos vonojë hetimet ndaj autorëve të masakrës zgjedhore, sepse çdo tolerim, çdo vonesë, dëmton drejtpërsëdrejti qytetarët shqiptarë duke çimentuar edhe më shumë kapjen e shtetit nga krimi dhe korrupsioni.
Krimet zgjedhore, lidhjet e politikës me krimin dhe korrupsioni që lulëzon për të ushqyer me para publike këtë lidhje, godasin ekonominë, godasin sipërmarrjen e ndershme, godasin sigurinë e çdo familje që sheh në pandëshkuehsmërinë e politikës të lidhur me krimin pamundësinë për një jetë më të mirë për fëmijët e tyre në Shqipëri.
Ndëshkimi i modelit të ndërtuar nga regjimi Rama-Doshi dhe ndarja e politikës nga krimi është e vetmja rrugë për të pasur rend dhe siguri, është e vetmja rrugë që Shqipëria t’u kthehet sa më parë shqiptarëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY