Mjekja shpjegon rastin e turistes së vogël ukrainase që u dërgua me...

Mjekja shpjegon rastin e turistes së vogël ukrainase që u dërgua me helikopter nga Saranda në Tiranë

124
0
Shares

Një e mitur nga Ukraina, u dërgua me urgjencë sot në Tiranë ndërsa ishte me pushime bashkë me familjen e saj në Sarandë.

Mësohet se 12-vjeçarja  me iniciale V.K kishte konsumuar sasi të mëdha të dozave të ibuprofenit dhënë nga e ema cfarë bëri që gjendja të përkeqësohej. Ajo i dërgua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se e mitura është paraqitur fillimisht në spitalin Sarandë pasi kish konsumuar 5 tableta Ibuprofen 400mg. Për rrjedhojë është  intoksikuar.

Gabimisht medikamenti iu dha fëmijës  nga nëna e vet,  e cila mendoi ta mjekonte për  diarrenë me Loperamid, por e kishte ngatërruar.

Mjekja tregon momentin që kur erdhi e mitura në urgjencë e deri në dërgimin e saj me helikopterë në Tiranë.

“Sot në orën 07:45 në shërbimin e pediatrisë së spitalit “Petro Nako” në Sarandë është paraqitur një shtetas ukrainase 12 vjeçe pasi është intoksikuar nga ibuprofeni. Ka pirë 5 tableta 400 miligramëshe. Këtë ilaç ia ka dhënë nëna pasi ka ngatërruar medicament nga loperamidë në ibuprofen. Fëmija ka qenë ditën e djeshme me diare dhe nëna ka menduar se i ka dhënë loperamidë. Intoksacioni me 5 tableta për një fëmijë e ka kaluar dozën 1.5 gram që është doza e lejuar. Dhe është lajmëruar shefi i shërbimit të spitalit i cili informoi qendrën në Tiranë dhe pastaj erdhi helikopteri për ta transportuar. Gjendja fëmijës aktualisht është e mirë, në Sarandë u paraqit e mirë. Orën e parë ka bërë gjumë, kishte letargji. Parametrat i kishte normale. Gjatë konsultës me mjekët është vlerësuar për trajtim të specializuar në Tiranë” – tha  Andoni.

Gjithashtu mjekja thotë se nëna ia ka dhënë 5 tabletat brenda 2 orësh përpara se ta dërgonte në urgjencë.

“Doza e madhe tek fëmijët krijon probleme nga më të lehtat tek më të rëndat. Më të lehtat janë dhimbje koke dhe barku. Ajo kishte vetëm dhimbje barku kur erdhi këtu. Efektet më të rënda janë përgjumja dhe koma. Për dy orë ia ka dhënë këto ilaçe dhe erdhi këtu në orën 07:45. Stafi i spitalit të Sarandës bëri ndërhyrjen e nevojshme, duke bërë analizat e nevojshme dhe është bërë konsulta pastaj”, tha mjekja. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY