LAJMI I FUNDIT/ Sa janë infektimet e reja me covid në 24...

LAJMI I FUNDIT/ Sa janë infektimet e reja me covid në 24 orë. Tirana asnjë infektim të ri por sa janë rastet aktive në çdo qytet

74
0
Shares

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 4024 testime, 5 të shëruar dhe 2 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 4024 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Shkodër, 1 në Durrës.

Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me COVID19.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,014 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4024

Testime totale 808,786
Raste pozitive 132,523
Raste të shëruara 130,014
Raste Aktive 53
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22
Shkodër 13
Elbasan 6
Durrës 5
Lezhë 3
Berat 2
Fier 1
Vlorë 1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY