Dardan Mustafaj interpretim tjetër për vendimin e Kushtetueses për herësin: Nuk e...

Dardan Mustafaj interpretim tjetër për vendimin e Kushtetueses për herësin: Nuk e bëri votimin të hapur

222
0
Shares

Dardan Mustafaj, ish-këshilltar i Gjykatës Kushtetuese interpreton ndryshe vendimin e gjykatës Kushtetuese për herësin.

Duke folir për Euronews Albania ai tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili shfuqizoi herësin në shpërndarjen e mandateve për deputetë, nuk do të thotë se listat janë hapur.

Sipas z. Mustafaj, vendimi i një dite më parë nuk tregon se tashmë vullneti i qytetarëve do të përcaktojnë kandidatët në listat për deputetë.

Kandidatët në lista përcaktohen sipas renditjes së partive, nënvizoi z. Mustafaj, teksa shtoi se i vetmi nen që është shfuqizuar është ai që thoshte se ai kandidat që thyente herësin prej 10 mijë votash, mund të merrte mandatin e deputetit.

Z. Mustafaj theksoi se vendimi i Kushtetueses nuk do të ketë ndonjë ndikim tek zgjedhjet e kaluara. Sipas tij, Kushtetuesja duket se nuk i ka konsideruar shkeljet në atë masë sa për t’i shfuqizuar zgjedhjet, raporton euronews.

Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë më 30 qershor pikën 3 të Nenit 163 në Kodin Zgjedhor, i cili flet për herësin në shpërndarjen e mandateve për deputetë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY