Oficeri i lartë i Policisë së Shtetit tregon të rejat për vrasjen...

Oficeri i lartë i Policisë së Shtetit tregon të rejat për vrasjen e Artan Santos

944
0
Shares

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj deklaroi sot se ka të dhëna të reja për vrasjen e bankierit Artan Santo, që thellojnë hetimin.

“Ne kemi indice të reja që thellojnë hetimin. Ne jemi duke analizuar me veprime hetimore konkrete, të gjithë rrugët e largimit të autorëve të veprës penale, pasi ne kemi tashmë të administruara shumë kamera sigurie, ku motori i autorëve të kësaj vepre penale ka lëvizur në qytetin e Tiranës ose në periferi të qytetit,”- tha Vocaj gjatë intervistës në emisionin “Përse” në Euronews Albania.

Sipas Tonin Vocaj provat e reja po hetohen nga agjenci të huaja ligjzbatuese dhe shpresojmë që me veprimet hetimore do të bëjmë të mundur një individualizim më të mirë të autorësisë të këtyre ngjarjeve.

Vocaj tha se është evidentuar se kjo vrasje është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

“Nga analiza që është bërë nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit është evidentuar se kjo vrasje është kryer nga një strukturë kriminale. Veprimet e autorëve dhe mbështetjet që ata kanë pasur çon se kjo ngjarje është kryer nga një grup i strukturuar kriminal dhe kur një vrasje kryhet nga një grup i strukturuar kriminal sipas legjislacionit që kemi, për këtë heton SPAK,”- shprehet ai. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY