Kronika e Tiranës, rrahje, të dehur, ngacmim seksual. Policia tregon pse kreu...

Kronika e Tiranës, rrahje, të dehur, ngacmim seksual. Policia tregon pse kreu 8 arrestime

79
0
Shares
Foto Ilustruese

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një kartëmonedhë 100 Euro e dyshuar e falsifikuar.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. L., 44 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. H., 43 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. R., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. C., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F. A., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

D. B., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Më datë 29.06.2021, shtetasi K. J., 31 vjeç, kallëzon se në rrugën “Njazi Meka”, në biznesin e tij bar-kafe, dy persona të paidentifikuar, në gjendje të dehur, i kanë thyer derën e xhamit të lokalit dhe duke i nxjerr jashtë ambienteve të lokalit, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt.

Më datë 29.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit J. H., 17 vjeç, pasi në rrugën e “Kavajës”, ka goditur me sende të forta shtetasin S. B., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY