Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Raporti i SHISH për kanabisin, Prokuroria e Krimeve të Rënda ndan dosjet e hetimit, në proces zyrtarë të policisë

10/09/2016
Raporti i SHISH për kanabisin, Prokuroria e Krimeve të Rënda ndan dosjet e hetimit, në proces zyrtarë të policisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria për krime të rënda zgjeron grupin hetimor për dosjen voluminoze të Shërbimit Informtiv Shtetëror, për kultivuesit e kanabisit dhe zyrtarët që ndihmojnë ato.
ABC News ka mësuar se drejtuesi i prokurorisë Besim Hajdarmataj, ka ndarë informacionet e SHISH në bazë të qyteteve dhe volumit të kanabisit të mbjell duke ia ndarë dosjen në disa prokurorë. Burimet thonë se për informacionin e qarkut të Durrësit dosja i është dhënë një prokurori, që mbulon edhe zonën e malësisë së Krujës. Një prokuror tjetër është caktuar për zonën e Lezhës dhe Mirditës, siç është caktuar edhe një prokuror për Shkodrën dhe Dukagjinin. Për zonën e Korçës dhe Përmetit dy prokuror të tjerë. Por këto burime sqarojnë se në bazë të informacioneve të SHISH-it, zona e jugut rezulton si zona më me shumë sipërfaqe të mbjell me kanabis në gjithë Shqipërinë. Për këtë fakt, këtë zonë po e hetojnë një grup prokurorësh i drejtuar nga Vladimir Mara.
Zyrtarisht prokurorët nuk preferojnë të flasin për hetimin e kësaj dosje. Ata thonë se informacioni është shumë kompleks siç është edhe hetimi i dosjes, për shkak se aty janë evidentuar edhe disa emra drejtues të policisë së shtetit, shefa komisariatesh, shefa krimesh e inspektorë të shumtë të zonave të ndryshme. Bashkë me këto zyrtarët e policisë, SHISH ka evidentuar në raportin e saj voluminoz edhe emrat e disa administratorëve të njësive vendore dhe kryepleqve të fshatrave. Në dosje, thuhet se disa prej zyrtarëve të policisë dhe administratorëve e kryepleqve janë përfshirë direkt në kultivimin e kanabisit dhe një pjesë tjetër luan rolin e ndërmjetësit dhe garantit për mos shkatërrimin e këtyre parcelave.
Në raportin e SHISH-it që tashmë po hetohet nga prokuroria për krime të rënda, është evidentuar se gjatë këtij vitit janë shumëfishuar zonat e kultivimit të hashashit. Nga ana tjetër policia e shtetit pretendon se vetëm gjatë këtij viti janë asgjësuar mbi 1.3 milionë rrënjë kanabis sativa në gjithë Shqipërinë. Por edhe pse janë shkatërruar qindra parcela me hashash, të arrestuar janë vetëm disa roje apo punëtor të kultivimit të hashashit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ I shpallur në kërkim, përplaset me 5 makina të parkuara dhe ikën

22/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Kushtet e Parlamentit Europian për Shqipërinë, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

22/06/2026
Rama në Paris, ftesë nga Macron për një drekë në Elysee

Rama në Paris, ftesë nga Macron për një drekë në Elysee

22/06/2026
Berisha thirrje demokratëve: Çdo natë vendi juaj është në protestë

Berisha thirrje demokratëve: Çdo natë vendi juaj është në protestë

22/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ I shpallur në kërkim, përplaset me 5 makina të parkuara dhe ikën

22/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Kushtet e Parlamentit Europian për Shqipërinë, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

22/06/2026
Rama në Paris, ftesë nga Macron për një drekë në Elysee

Rama në Paris, ftesë nga Macron për një drekë në Elysee

22/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.