Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Situatë katastrofike me plehrat në Durrës, tmerrohen qytetarët

28/06/2021
Situatë katastrofike me plehrat në Durrës, tmerrohen qytetarët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjëndje skandaloze e menaxhimit të plehrave në qytetin e Durrësit kur prej 6 ditësh plehrat hidhen ku munden ndërsa dy landfille të reja në Nishtullë dhe Spitallë po kthehen në katastrofë mjedisore.

Situata e rëndë me plehrat që po dekompozohen mbi trotuare dhe brenda kazanëve nën temperatura përvëluese janë një rrezik potencial për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme. Durrësi me këtë nisje të sezonit turistik duhet të ofronte një imazh komplet tjetër, për më tepër që vjen pas dy viteve të vështira prej tërmetit dhe pandemisë.

Por panorama që ofron qyteti bregdetar për të disatën  ditë me radhë është tej mase larg atij që duhet të kishte një bashki që turizmin e konsideron motorin e ekonomisë.

Një ditë më parë, në disa lagje periferike banorët ua vunë vetë flakën mbeturinave, pasi era e rëndë dhe infeksionet që rrezikojnë të përhapen prej dekompozimit të mbeturinave nën temperaturat 40 gradë Celsius, rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës.

Prej disa ditësh, kamionët e Ndërmarrjeve të Shërbimit Komunal të Durrësit dhe Shijakut, nuk kanë ku të shkarkojnë plehrat duke u përsëritur për të disatën herë i njëjti skenar për të detyruar qeverinë të paguajnë koston e depozitimit të mijëra ton mbetje të bashkisë Durrës.

“Shumë keq, nuk po përballojmë dot, u bënë 6 ditë. Nuk kemi takuar askënd, ku të vete unë, ju shkoni. Nuk e dimë përse ka ardhur ky bllokim. Këtu nuk ka pasur përpjekje për të pastruar asgjë.

Skandal, po bëhet një javë që këtu nuk kalohet fare. Të mos heqësh mbeturinat në këtë periudhë është turp. Maskat mirë që i hoqëm po po i vëmë prapë nga mbeturina”, tha një banor të tv Faxneës.

Këshilli bashkiak i bashkisë së Durrësit ka futur në rendin e ditës edhe një pikë për menaxhimin e mbetjeve, duke vendosur që të kërkojë nga qeveria ndërtimin e një vendi të posaçëm për plehrat.

“Plehrat që kemi parë këto ditë nëpër qytet, nuk janë si pasojë e neglizhencës sonë, pasi landfilli i Sharrës na pranon mbetjet prej 1 viti pa asnjë kontratë dhe ne nuk kemi mjaftueshëm mjete në dispozicion”,ka thënë kryetarja e bashkisë Sako.

Në qytet prodhohen plot 200 tonë plehra në ditë.a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

30/04/2026
STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

30/04/2026
STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.