Dibër, 181 policë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Dibër, 181 policë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

73
0
Shares

Punonjësit e Policisë së Dibrës, të planizuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore janë paraqitur pranë objekteve zgjedhore, në orën 18.00 ku dhe ka filluar marrja në ruajtje e tyre , proces i cili ka përfunduar  100 %  rreth orës 21.40  minuta.
Të gjitha objektet zgjedhore  janë marrë me procesverbal në ruajtie nga ana e punonjësve të Komisariatit të Policisë Dibër.
Në këtë fazë të procesit zgjedhor, nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër janë angazhuar gjithsej  181 punonjës policie.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, funksionon Grupi i drejtim-koordinimit, i cili është  ngritur për menaxhimin e përpunimin e shpejtë të informacionit, me qëllimin realizmin  e komunikimit  në kohë reale me median e publikun.
Deri në këto momente në të gjithë territorin e Bashkisë Dibër,  situata për sa i përket rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme, njofton policia vendore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY