Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deklarimi i pasurisë, 33 gjoba ndaj zyrtarëve të lartë të vendit

24/06/2021
Deklarimi i pasurisë, 33 gjoba ndaj zyrtarëve të lartë të vendit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetarja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive Evgjeni Bashari, tha sot se gjatë vitit 2020 janë vendosur 33 gjoba ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.

Ndërsa bëri një rezyme të punës së ILDKPI-së Bashari tha se janë administruar 3769 deklarata të subjekteve private, si dhe janë kontrolluar 238 kandidatë për në institucionet e reja të drejtësisë.

“Konkretisht, Inspektoriati i Lartë vijoi bashkëpunimin me organet e rivlerësimit kalimtar, me qëllim përmbushjen e detyrave funksionale në mënyrë sa më efektive. U përmbyll me sukses procesi i dorëzimit të dokumentacionit të plotë, së bashku me raportet e hollësishme dhe për pjesën e mbetur të subjekteve të rivlerësimit pranë komisioneve të pavarura të kualifikimit dhe ONM-së. Gjithashtu, në përmbushje të rekomandimit, në drejtim të administrimit të deklaratave të pasurisë për subjektet kandidatë në pozicione të ndryshme të sistemit, kemi mbështetur emërimin e kandidatëve në këtë sistemit. Kemi përfunduar kontrollin e plotë për 238 kandidatë, përfshirë kandidatët për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtar në Gjykatën e Lartë, kandidatë për drejtorë në Byronë e Lartë të Hetimit, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit për Korrupsion dhe Krimit të Organizuar si dhe magjistratë“, tha Bashari.

“Aktet e kontrollit bashkë me dosjet janë dërguar pranë KED-së KLGJ-së dhe KLP-së. Inspektoriati i Lartë ka vijuar me zbatimin e tre ligjeve bazë për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, konfliktit të interesave, sinjalizimit dhe mbrojtjes së sinjalizuesëve.  Përgjatë vitit raportues janë administruar 3769 deklarata të interesave private, për të cilat u krye procesi i skanimit, kontrollit paraprak, si dhe kontrollit aritmetik dhe logjik mbi pasurinë. 762 subjekte u përfshinë në skemën e kontrollit të plotë dhe hetimit administrative dhe janë referuar pranë Prokurorisë, strukturave të Hetimit Tatimor, strukturave të Policisë 72 raste. Janë aplikuar 33 masa administrative me gjobë ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë”, vijoi ajo.

Bashari drejton prej një viti këtë institucion ndërkohë që për vite me rradhë institucioni nuk gjeti dhe as denoncoi pasuritë marramendëse të njerëzve të drejtësisë por edhe zyrtarë të lartë.a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Salianji con letrat e kandidimit në PD, reagon Noka: Për “Gysin” kjo derë nuk do të jetë kurrë e hapur

Salianji con letrat e kandidimit në PD, reagon Noka: Për “Gysin” kjo derë nuk do të jetë kurrë e hapur

30/04/2026
Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

30/04/2026
MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

30/04/2026
STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Salianji con letrat e kandidimit në PD, reagon Noka: Për “Gysin” kjo derë nuk do të jetë kurrë e hapur

Salianji con letrat e kandidimit në PD, reagon Noka: Për “Gysin” kjo derë nuk do të jetë kurrë e hapur

30/04/2026
Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

30/04/2026
MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

30/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.