EMRAT & FOTO/ Lezhë, “piktori” prangos dy falsifikatorë dokumentesh shtetërorë

EMRAT & FOTO/ Lezhë, “piktori” prangos dy falsifikatorë dokumentesh shtetërorë

68
0
Shares

Dje nga Sektori kundër krimit ekonomiko-financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë,  pas një punë të mirëfilltë hetimore disa mujore, u finalizua operacioni i koduar “Piktori”.
Si rezultat i këtij operacioni  u dokumentua veprimtaria kriminale e prodhimit të dokumenteve të ndryshme  të falsifikuara dhe u arrestuan në flagrancë  dy persona që dyshohen se në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë falsifikuar dokumente të ndryshme kundrejt një vlere monetare.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Mark Gjinaj, janë gjetur një sasi baze materiale  që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
Gjithashtu gjatë kontrollit janë gjetur e sekuestruar edhe dokumente e materiale të ndryshme të cilat dyshohet se përdoreshin nga ana e tyre, si modele falsifikimi.
Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” parashikuar nga nenet 186/2,187/2,190/2 të Kodit Penal.

Të arrestuarit

falsifikim, aksesore1Mark Gjinaj , 52 vjeç, banues në Kurbin.
Fatmir  Braha, 45 vjeç, banues në Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY