Kryeministri Edi Rama ka lënë mandatin e Vlorës dhe ka zgjedhur Durrësin si deputet në legjislaturën e ardhshme.
Ai ka reaguar sot ne twitter pasi preferoi kësaj here qytetin e babait.
“Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt #Shqipërinë2030”, shkruan kreu i qeverisë.
Me largimin nga Vlora, Rama i hap rruhë kandidates Teuta Ramaj të hyjë në Parlament ndërsa në Durrës sposton kandidaten Ana Dhamo. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/