Plagosja e biznesmenit, policia arreston një nga tre tepelenasit që kreu atentatin

Plagosja e biznesmenit, policia arreston një nga tre tepelenasit që kreu atentatin

70
0
Shares

Policia e Sarandës arrestoi sot një nga atentatorët e biznesmenit Spiro Iljadhi. Ai është Redjon Hadëri ndërsa dy vëllezërit janë ende në kërkim.

”Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mengjesin e ditës se djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Redjan Hadëri, 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpuntor i shtetasve Andrea  Caushi, 35 vjeç dhe Visi Caushi, 33 vjeç (vëllezër) të shpallur në kërkim nga Policia.

Vijon puna intensivisht për kapjen e dy autorëve të tjerë të dyshuar të ngjarjes dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Sarandë, për veprime te mëtejshme hetimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY