Një 50-vjeçare shqiptare u përdhunua sot në Athinë nga një bullgar, ndërsa policia dyshon se në përdhunimin e saj janë të përfshirë edhe persona të tjerë.
Ngjarja po pasqyrohet gjerësisht nga mediat greke ndërsa ka nisur një hetim për rastin ndërsa është shpallur në kërkim 34-vjeçari bullgar.
Raportohet, se gruaja, me profesion sanitare, ishte duke pastruar një ndërtesë, kur një person, mbi të 30-at me orgjinë bullgare, i afrohet, i mbyll gojën dhe e tërheq zvarrë në apartamentin e tij.
Sipas raportimeve, bullgari ka abuzuar seksualisht me shqiptaren për disa orë, derisa kjo e fundit, mundi të dilte në ballkon e të kërkonte ndihmë.
Gruaja shqiptare është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, me shenja të shumta dhe e traumatizuar nga ajo që ka ndodhur.
Ndërkaq aktivistë të shumtë, të mbrojtjes së të drejtave të grave, janë lëshuar në rrugët e qyteteve greke, duke u sensibilizuar me këtë ngjarje të rëndë. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/