Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama jep shifrat e kolaudimit, ja sa makina e humbën të drejtën në 2 javë

21/06/2021
Rama jep shifrat e kolaudimit, ja sa makina e humbën të drejtën në 2 javë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama publikoi sot shifrat e kolaudimit të mjeteve në 15 ditë pas një ndërprerje të gjatë të procesit që kaloi nga privati në shtet.

Rama thotë se në dy javë janë testuar 15,167 mjete.

“Nga rinisja e shërbimit të kontrollit teknik, tagër tashmë ekskluziv i DPSHTRR, (në 15 ditët e para) janë testuar 15,167 mjete nga të cilat: 10,063 Automjete (4 deri 8+1) (66%), 1,156 autobusë (8%), 3,179 Kamionë (21%), 617 Rimorkio (4%), 120 Motomjete (0.8%), 32 Mjete Ndërtimi/Punimi Toke (0.2%)”.

Sa i përket mjeteve që nuk kanë mundur ta kalojnë kontrollin teknik, Rama thotë se ato janë 3,454.

“3,454 mjete ose 23% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar! 2,607 (75.4%) Mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave! 667 (19.4%) Mjete të ngelura, u ndalohet qarkullimi dhe priten për t’u riparaqitur në testim pas riparimeve! 180 (5.2%) Mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi (xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt)!”

Rama paralajmëron se nuk do të ketë më “shaka” me kolaudimin, ndaj ka dhe një apel për të gjithë shoferët.

“Riparoni në afatet ligjore mjetet rrugore! Kontrolloni mjetin përpara çdo udhëtimi! Kodi Rrugor, neni 71, pika 5 dhe neni 78, pika 4 ju bëjnë direkt përgjegjës nëse dilni në qarkullim me mjet rrugor me mangësi teknike ose funksionale! Penalizimet: Masa, gjoba, pezullim licencash dhe deri dalje e përhershme e mjetit nga qarkullimi! S’ka më “shaka” me kolaudimin!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026
Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

30/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.