Gjykata e Tiranës bllokon puçin e PS për të marrë shoqatën e...

Gjykata e Tiranës bllokon puçin e PS për të marrë shoqatën e bashkive për bllokimin e padisë në Kushtetuese

701
0
Shares

Gjykata e Tiranës ktheu pas vendimin e kryebashkiakëve socialistë për shkarkimin e Voltana Ademit si kryetare e shoqatls së bashkive.

Ky vendim djeg ndërkohë mundësinë që kryetari i ri të kërkojë bllokimin në Kushteruese të padisë për zgjedhjet lokale.

Kushtetuesja pritet ta trajtojë padinë më 23 qershor.

Në vendimin e saj, Gjykata e Tiranës ka evidentuar disa të meta në mbledhjen e kësaj shoqate.

Gjykata ka kërkuar plotësimin e të dhënave që mungojnë, që lidhen kryesisht me llogaritjen e votave

Gjykata kërkon informacion për mënyrën se si është thirrur mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme, ku u vendos shkarkimi i Voltana Ademit nga ky post dhe emerimi në krye të Shoqatës së Bashkive, të kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu:

“Cilët janë anëtarët që kanë kërkuar mbledhjen dhe në çfarë mënyrë kanë paraqitur kërkesën?”

“Nuk është e qartë së se si janë kryer njoftimet për mbledhjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme.”

“Konkretisht, kush janë anëtarët që janë njoftuar?”

“Nuk është e qartë si janë llogaritur votat për shkak kuorumi dhe pjesëmarrje.”

“Për gjykatën, është e paqartë ku është zhvilluar mbledhja dhe a janë njoftuar anëtarët për vendin e zhvillimit të mbledhjes, a kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ose jo.” a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY