SKANDAL/ Pranimet ne Universitetin e Sporteve vetëm pasi i jep 3000 euro...

SKANDAL/ Pranimet ne Universitetin e Sporteve vetëm pasi i jep 3000 euro në dore sekserit!

92
0
Shares

Pranimet ne Universitetin e Sporteve bëhen vetëm pasi i jep 3000 euro ne dore sekserit!
Denoncimi i qytetarit dixhital, bëhet publik nga ish-kryemistri Sali Berisha.
Sipas këtij denoncimi, mësohet edhe skema e funksionimit të kësaj afere korruptive…

Postimi i potë i Sali Berishës në “Facebook”

Qytetari dixhital denoncon

Binomin famezi Rama-Nikolla qe shnderroi pranimet ne universitet ne nje proces fund e krye korruptiv
– Pranimet ne Universitetin e Sporteve behen vetem pasi i jep 3000 euro ne dore sekserit!
– Vleresimet e testeve fizike behen ne salla te mbyllura me dyer dhe dritare me grila!
– Nje konkuruese qe kishte paguar gjoben, komisioni, nga kenaqesia, i shkruan nje rezultat boteror ne kartonin e rezultatit te tij?!?! sb

us_copy_1“Pershendetje z. Berisha! Jeni nder politikanet e pakte qe po demaskoni paudhesite dhe poshtersite e ketij pushteti kriminel, kembe e koke. Si shume shqiptare te tjere dua te denancoj korrupsionin e paskrupullt qe po bejet ne universitetet shqiptare. Flas per nje rast qe e kam perjetuar vete. Femija im konkuroi tek Univrsiteti i Sporteve ne Tirane. Zhvilloi stervitje per nje kohe te gjate kundrejt pages qe iu dha instruktorit, (pedagog ne UST). Para se te fillonte konkurimi, mu paraqiten shume seksere, te cilet ishin lidhur me dy dekanet e fakulteteve te UST, per te paguar 3 mije euro per fitimin e konkursit. Une nuk pranova, pasi nuk kisha aq para dhe djali im paraqitej shume mire si me mesatare dhe me normat ne stervitje.
Nuk ke per te fituar gje me keto qe pretendon, – me thane sekseret. I pyeta se si do te realizohej nese une jepja leket? – Shume thjeshte, me thane sekseret. – Edhe nese djali juaj e ben per 50 sekonda cirkuidin, ne kartonin qe ka konkuruesi dhe te blloku do te vendoset nje rezultat 37 ose 38 sekonda. Dhe vertete ashtu behej. Vitin e kaluar, u lejuan prinderit, per te vezhguar femijet, brenda salles zhvillohej konkurimi, ndersa kete vit, cdo gje ishte hermetike. Prinderit nuk u lejuan te futen brenda, por edhe dritaret ishin te bllokuara me perde. Ambienti ruhej me police. Komisioni shenonte piket sipas listepageses se derguar nga sekseret.
Dua tju tregoj nje rast qe ndodhi gjate konkurimit: Nje konkurues, i cili kishte paguar gjoben, doli nga dera e palestres, pasi kishte “konkuruar” me kartonin e rezultatit ne dore, por u prapsua menjehere nga komisioni, pasi gabimisht i kishin shenuar ne karton nje rezultat qe thyente rekord boteror, 34 sekonda. Dhe me pas u shenua nje rezultat me te pranueshem, per te fituar konkursin. Kjo qe po ju shkruaj eshte krejtesisht e vertete. Emri dua te mbetet anonim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY