Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria, zonë me risk të ulët të përhapjes së covid19. Ja kategoritë me përqindjen më të lartë të vaksinimit

14/06/2021
Manastirliu: Hartohen protokollet për turizmin, hapim 29 qendrat verore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Manastirliu: Sot mbërrijnë edhe 11,700 doza të vaksinës Pfizer, do të intensifikojmë planin e vaksinimit gjatë verës

Shqipëria, zonë me risk të ulët të përhapjes së covid19. Ja kategoritë me përqindjen më të lartë të vaksinimit

Tiranë, 14 Qershor – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës saj në Kuvend ka bërë me dije se sot mbërrijnë sasi të tjera të vaksinës Pfizer.
“Sot presim sërish 11,700 doza të vaksinës Pfizer dhe me këtë sasi, së bashku me sasinë e mbërritur sot, si një mbështetje e qeverisë së Republikës së Greqisë, arrijmë në mbi 967 mijë vaksina të mbërritura deri tani në vendin tonë. Shumë shpejt presim edhe lëvrimin e sasisë tjetër të vaksinave Coronavac, të Sinovac”, ka bërë me dije Manastirliu.
Gjatë fjalës saj, Ministrja e Shëndetësisë tha se procesi i vaksinimit do të intensifikohet gjatë verës, për t’i dhënë frymëmarrje ekonomise dhe turizmit.
“Sot, fasha e vaksinimit ka zbritur në 57 vjeç, përpos vaksinimit të kombinuar me kategoritë e riskut. Mbërritja e sasive të tjera të vaksinave, do të sjellë edhe uljen e mëtejshme të fashës së vaksinimit. Kjo është koha më e mirë për të intensifikuar këtë proces jetik dhe ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë gjatë gjithë sezonit të verës e më tej, për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe për t’i dhënë padyshim frymëmarrje ekonomisë dhe turizmit. Jemi të vendosur të vijojmë të palëkundur drejt objektivit për vaksinimin e çdo qytetari”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se janë mbi 836 mijë vaksinime të kryera, duke folur edhe për kategoritë me përqindjen më të lartë të vaksinimit në vendin tonë.
“Nga grupet e vaksinuara, punonjësit e shëndetësisë dhe punonjësit e qendrave rezidenciale të përkujdesit shoqëror kanë një përqindje tepër të lartë vaksinimi, pra shkojnë deri në 89% të vaksinuar. Ndërsa nga të dhënat për grupmoshat, rezulton se grupmosha 60-70 vjeçare është vaksinuar në masën 82%. Një shifër jashtëzakonisht e mirë e konsideruar nga ekspertët e shëndetësisë, që na jep më shumë siguri për kontrollin e epidemisë në vend”, tha Manastirliu.
Duke folur për situatën epidemiologjike, Manastirliu tha se Shqipëria konsiderohet zonë me risk të ulët.
“Lajmi i mirë është se Shqipëria hyn në javën e 9, ku vijon rënia e qëndrueshme e rasteve të reja me covid19 dhe sot kemi më pak se 170 raste aktive në të gjithë vendin. Edhe në dy javët e fundit kemi një rënie të ndjeshme të indikatorëve matës siç është incidenca dy javore, që është 5 raste/100,000 banorë ndërsa shtrimet në spitale zënë vetëm 5% të kapaciteteve tona. E krahasuar edhe me vendet e rajonit dhe me Europën, jo vetëm që kemi dalë nga zona e riskut të moderuar, por aktualisht, sipas të gjithë vlerësimeve ndërkombëtare, Shqipëria konsiderohet si një zonë me risk të ulët të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Sars-Cov2”, tha Manastirliu.
Deklaratat Ministrja e Shëndetësisë i bëri gjatë fjalës në Kuvend, për miratimin e marrëveshjes që garanton edhe 500 mijë doza të tjera të vaksinës Coronavac të Sinovac, përveç kontratës së parë të lidhur me distributorin e autorizuar të Sinovac, për sasinë 500 mijë doza. Ministrja e Shëndetësisë theksoi se kjo vaksinë tashmë është e miratuar për përdorim emergjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe sasia e dozave në vijim, jo vetëm do të shërbejë për dozat e dyta të vaksinimit të qytetarëve që e kanë kryer dozën e parë, por gjithashtu edhe për zgjerimin e mëtejshëm të fashës së vaksnimit.
Deri tani janë kryer në total 836,430 doza vaksine anticovid. Prej tyre, 332,173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.