Nxitja e pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset minimizojnë ekonominë informale

Nxitja e pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset minimizojnë ekonominë informale

96
0
Shares

Për të tretin vit rradhazi grupimi studentor ABC Tirana Club po zbaton një program ndërgjegjësimi dhe informimi për edukimin ekonomik dhe financiar të publikut. Edicioni i parë i programit titullohej “Shit dhe bli vetëm monedhënkombëtare, Lek” dhe u zhvillua vitin 2019. Edicioni i dytë vitin 2020 ishteDeCash-izim vs informalitet.

Prej 15 prillit këtij viti po zbatohet edicioni i tretë Aplikopagesën elektronike, ka si pritmëri nxitjen e publikut informohet dhe ndërgjegjësohet për nevojën e përdorimit pagesave elektronike dhe prezantimin e efekteve pozitive e ndikimin jetën e tyre përditshme, por dhe impaktin zhvillimin ekonomik, financiar vendit.

Për aktivistët e ABC Tirana Club ky projekt studentor synon nxisin dhe ekspertët e fushës jenë aktivë përgjenerimin e diskutimit dhe qarkullimit ideve dhepikëpamjeve mbi këtë temë, si dhe nxitjen e institucioneve e agjencive publike e private, Ministrinë e Financës dheEkonomisë, Bankën Qendrore, Autoritetin e MbikqyrjesFinanciare, bankat e nivelit dytë, Shoqatën Shqiptare Bankave, qarqet universitare dhe akademike, shoqatat e konsumatorëve etj., intensifikojnë fushatat e informimitdhe edukimit këtë drejtim.

Apliko pagesën elektronike” po realizohet nga ABC Tirana Club bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik tëUniversitetit Tiranës, si dhe po mbështetet nga Raiffeisen Invest.

Produktet kryesore janë: një sondazh me qytetarët, një forum diskutimi me prezencën e studentëve, pedagogëve, ekspertëve, përfaqësues nga institucionet publike e private, nga ojf-të, medias etj.

Gjetjet e sondazhit me qytetarët

ABC Tirana Club ka bërë fundmi publike dhënat e njësondazhi me 350 qytetarë të intervistuar në qendrat kryesoretregtare të Tiranës. Sondazhi u zhvillua gjysmën e dytë muajit maj 2021 dhe gjetjet e plota do të prezantohen në një forum diskutimi që do të zhvillohet më 16 qershor në fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Pyetjes sea e përdorni aplikacionin virtual të bankës”, 35% ju përgjigjën pozitivisht, kurse 65% deklaruan “jo”. Prej atyre e përdorin aplikacionin e bankës, 42% pohuan se vepriminkryesor e bënin shumë “për të kontrolluar në çdo kohë gjendjen e llogarisë”, kurse rreth 58% pranuan se e përdornin “për të kontrolluar në çdo kohë gjendjen e llogarisë dhe për të realizuar transferta”. Ata që nuk e përdorin aplikacionin virtual të bankës ishin të ndarë në: rreth 48% “nuk kam njohuri”; 21 % “nuk e vlerësoj të nevojshme”; rreth 16% “nuk kam siguri nga sistemi”; rreth 2% kishin si shkak “një eksperiencë negative” dhe pjesa tjetër nuk dha përgjigje.

“Cilin prej veprimeve kryeni më shpesh në bankën ku jeni klient?”, ishte një pyetje tjetër e sondazhit, ku përgjigjet ishin: rreth 45% “tërheq pagën”; 24% “paguaj fatura të ndryshme nga aktiviteti i biznesit”; 15% depozitoj në llogarinë e kursimeve”; rreth 11% “paguaj fatura për shpenzimet periodike (elektrik, ujësjellës, telefon, internet etj.)” dhe pjesa e mbetur prej rreth 5% zgjodhi alternativën “marr dërgesa parash nga të tjerët”.

Niveli i përdorimi të ATM-ve për tërheqje nga llogaria ishte pjesë e sondazhit të realizuar nga ABC Tirana Club. “Shumë shpesh” u përgjigjën rreth 23%; “shpesh” rreth 13% dhe “mjaftueshëm” rreth 17%. Ndërkohë rreth 25% e të pyeturë pranuan se “shumë rrallë” kishin përdorur ATM-të për tërheqje nga llogaria, kurse rreth 21% u përgjigjën se “asnjëherë” nuk kishin bërë këtë veprim.

Për ngarkimin e llogarisë përmes ATM-së nga përgjigjet kuptohej se nga qytetarët në pjesën më të madhe qëndrohej larg. Konkretisht, rreth 76% pranuan “asnjëherë”, kurse rreth 15% thanë “shumë shpesh” dhe 4% shpesh.

Pyetjes “Mendoni se përdorimi i kartave bankare cënon dhe privatësinë e klientit?” rreth 70% ju përgjigj “jo”, kurse pjesa tjetër dyshuese u nda në rreth 17%, që u përgjigj “po” dhe rreth 13% që refuzoi të përgjigjej.a.m

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY