Policia e Shkodrës ka asgjësuar rreth 11 mijë bimë narkotike në 62 parcela si dhe ka sekuestruar një armë zjarri pa arritur të kapë ndonjë autorët
Njoftimi policisë:
* Në Pult të Shkodrës u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 36 parcela me një numër prej 8777 bimë narkotike të dyshuara të llojit cannabis – sattiva
* u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri (mitroloz) model-56 dhe një kuti me 18 fishekë model-56
Nga verifikimet hetimore, u shpallën në kërkim 3 shtetas të dyshuar si kultivues të këtyre bimëve, konkretisht :
•N.M, 56 vjeç, banues në fshatin Bruçaj, Pult
•Gj.K, 40 vjeç, banues në fshatin Bruçaj, Pult
•Rr.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bruçaj, Pult
* Gjithashtu në Shllak e Temal të Vau Dejës u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 26 parcela me një numër prej 2531 bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis – sattiva me gjatësi nga 1.7 m deri në 2.5 m të mbjella në toka publike dhe në një terren të thyer malor
Ndërkohë që në Shkodër, Lac, Skrapar, Pukë, Tropojë dhe Tepelenë ka aksione masive të shkuljes së kanabisit, asnjë veprim policor nuk ëhstë ndërmarrë në Dibër ku u mbjat edhe fushata për zgjedhje lokale.
Disa qindra dynymë tokë pyjore, bujqësore dhe kullota janë mbjellë në të gjithë zonën por policia ka mbyllur sytë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/