CERRIK/I vjedhin makinave vetëm bateritë

CERRIK/I vjedhin makinave vetëm bateritë

84
0
Shares

Dy shtetas kanë vjedhur me dhunë rojen e automjeteve të një firme, ndërkohë që njëri prej tyre është arrestuar tashmë nga policia.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Aleksandër Muça, 31 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë Cërrik.

Arrestimi i tij, u bë pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër në aksin rrugor Cërrik – Gramsh, në afërsi të fshatit Banjë, dyshohen të kenë dhunuar rojen e automjeteve të një firme, shtetasin M. C, 56 vjeç, banues në Gramsh.

Shtetasit dyshohen të kenë vjedhur dy bateri në një kamion të firmës dhe më pas janë larguar me mjetin tip “Benz” me targa DK 299 KY, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY