Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është bërë hit në rrjet 24 orët e fundit me postimin e tij për 1 qershorin. Interesi erdhi për shkak se Veliaj ka retushuar videon që ka bërë bashkë me fëmijët për festen e fëmijëve, duke zhdukur nga sfondi pallatin shumëkatësh që po ndërtohet mbi kullën e sahatit.
Që janë retushuar foto, kjo dihet se e ka bërë diktatori rregullisht, por që të retushohet video kjo nuk i kishte shkuar kujt ndërmend.
Veliaj shfaqet me fëmijët dhe në sfond kulla e sahatit sic ka qënë para dy vitesh. Ndërsa tani nga cfarëdo këndi ta shikosh përfshirë edhe atë të videos së Velisë, kulla është dominuese duke shprehur babëzinë e kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Pinoku i bashkisë së Tiranës nuk lë rast pa nxjerrë në pah prirjen e tij për gënjeshtar dhe modifikator i hstorisë dhe realitetit të qytetit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/