Chelsea i Londrës mposhti këtë të shtunë 1-0 ManchesterCity-n në finalen e madhe të Champions League, duke triumfuar për herë të dytë në histori në kompeticionin më të rëndësishëm europian.
Fitorja për blutë e Londrës, erdhi falë golit të gjermanit Kai Havertz në minutën e 42-të, pas një pasimi perfekt të marrë nga Maison Mount, duke përmbyllur në mënyrën e duhur një kundërsulm të shpejtë.
E vështirë të veçosh një lojtar të Chelsea-t, që funksionoi si një trup i vetëm, me shpirt të lartë sakrificë.
Një tjetër trofe i madh i shtohet palmaresit të Chelsea-t në epokën e Roman Abramovichit, pasi përveç dy Champions, ka fituar edhe dy Europa League, pesë tituj të Premier League-s, pesë FA Cup dhe pesë League Cup.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/