Maqedoni, evakuuoen deputetët dhe gazetarët nga Kuvendi

Maqedoni, evakuuoen deputetët dhe gazetarët nga Kuvendi

63
0
Shares

Janë evakuuar deputetët dhe gazetarët e ngujuar brenda Kuvendit të Maqedonië.
Ata kanë qenë të bllokuar në dhoma të vogla dhe shumë prej tyre nuk tregonin dhomat e sakta se ku ndodheshin pasi Kuvendi ishte pushtuar nga protestuesit.
Mësohet se pas evakuimit, policia për momentin po i dërgon në stacionin policor gazetarët për të dhënë dëshmitë e tyre rreth situatës brenda Kuvendit.
Ndërkohë, para Kuvendit numri i protestuesve vazhdon të jetë tejet i lartë por situata është më e qetë për momentin. Forcat e rendit vazhdojnë të jenë të paktë në numër.
Nga ana e tij, Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov përmes një deklarate për shtyp bëri thirrje partive politike për qetësi.
“Të ndërpritet dhuna”. 
Presidenti ftoi liderët e partive politike që nesër të vijnë në zyrën e tij dhe të diskutojnë për situatën e krijuar në vend.
“Bëj thirrje për sjellje të përgjegjshme, të gjithë institucioneve, të cilët duhet të sigurojnë institucionet. Çdokush duhet të përgjigjet për veprimet e tij dhe për pasojat që dalin. Kjo gjendje mund të tejkalohet vetëm nëpërmjet respektimit të normativave juridike. I bëjë thirrje liderët e partive politike tek unë që të shqyrtojmë situatën. Të shqyrtojmë të gjithë mundësit për të dal nga kjo situatë. Ata kanë marrë besimin nga qytetarët dhe janë përgjegjës për tejkalimin e saj. Askush nga jashtë nuk mund të na i zgjidh problemet”, ka deklaruar Ivanov.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY